Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Qeveria e re në Kosovë/ Albin Kurti paralajmëron emra të rinj në kabinet

    February 4, 2026
    Albin Kurti: Municionet e para ‘Made in Kosova’ do të prodhohen në fund të vitit 2026
    Albin Kurti

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3”, duke konfirmuar se emrat e propozuar për postet ministeriale nuk do të jenë identikë me ata që i prezantoi më parë para zgjedhjeve të parakohshme.

    “Do të ketë shumë prej emrave që tashmë i kam prezantuar edhe unë dhe Glauk Konjufca vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk do të jenë identikë. Do të ketë edhe emra të tjerë”, deklaroi Kurti në Podujevë.

    Në listën e propozuar për kabinetin e ri janë përfshirë emra të rinj, ndërkohë që disa ministra aktualë nuk do të vazhdojnë në detyrë, përfshirë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Tregtisë Rozeta Hajdari, ministrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe ministren e Arsimit Arbërie Nagavci.

    Për postin e Ministrit të Infrastrukturës, Kurti ka propozuar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha. Ministrinë e re për Familje e Mirëqenie Sociale do ta udhëheqë Andin Hoti, ndërsa për Kulturë dhe Turizëm është propozuar aktori Fatmir Spahiu.

    Për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kurti ka zgjedhur Fitore Pacollin, e cila nuk ka mbajtur më parë post ministerial. Ministren e deritanishme të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Kurti e ka propozuar për Ministrinë e Drejtësisë, që më parë drejtohej nga Albulena Haxhiu.

    Në dy raste, Kurti dhe Glauk Konjufca kanë propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 15 në 19, duke synuar të përfshijnë më shumë fusha në ekzekutiv.

    Kryeministri në detyrë ka theksuar nevojën që Kuvendi të formohet sa më shpejt, të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare që sjellin përfitime milionëshe për Kosovën dhe të finalizohet sa më parë buxheti i vitit.

    Në zgjedhjet e fundit, më 28 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit mori mbi 50% të votave, një rezultat që i lejon formimin e qeverisë kryesisht me pakicat.

    Albin Kurti kabineti kosove
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.