Site icon Informohu siç duhet

Dh*noi familjarët dhe qëlloi drejt policëve, arrestohet Luan Alla

Dh*noi familjarët dhe qëlloi drejt policëve, arrestohet Luan Alla

TIRANË– “Blutë” e Kryeqytetit kanë vënë në pranga 45-vjeçarin, Luan Alla në kuadër të operacionit të koduar “Forest”.

Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se Alla ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre si dhe posedonte një armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, ndërhyri në banesën e 45-vjeçarit në fshatin Kus, i cili në momentin që ka parë efektivët, ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre, dhe më pas duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Efektivët u vunë në ndjekje të tij dhe pas gati dy orësh kërkimesh në pyll, bënë të mundur kapjen e tij. Policia sekuestroi edhe armën e zjarrit kallashnikov që dispononte pa leje dhe një thikë./Radar.al 

“Rama ik”/ Kryeministrit i ndërpresin fjalimin në Krujë: Vdeksha për ty, rrofsh o hudhër

Nën masa të rrepta sigurie, materialet zgjedhore mbërrijnë në Elbasan

Adoleshenti i zhdukur prej 3 javësh, e ëma kërkon ndihmë nga policia

Giro d’Italia zë sheshin Skëndërbej/ PS zbret te fusha e Parkut Olimpik për mitingun përmbyllës

Ushtronin pro*titucion në Tiranë, procedohen 2 shtetase të huaja

Exit mobile version