Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Putin kërcënon Perëndimin: Do përdorim armë bërthamore nëse sulmohemi

    September 26, 2024
    Putin kërcënon Perëndimin: Do përdorim armë bërthamore nëse sulmohemi
    Presidenti Vladimir Putin

    RUSI– Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore nëse goditet me raketa konvencionale. Ai tha se çdo sulm ndaj Rusisë me mbështetjen e një fuqie bërthamore do të konsiderohej nga Moska si sulm i përbashkët.

    Vendimi për ndryshimin e doktrinës bërthamore ruse përkon me diskutimet në Shtetet e Bashkuara dhe Britani lidhur me mundësinë e lejimit të Ukrainës që ta godasë Rusinë me raketa konvencionale perëndimore.

    Presidenti Putin tha në hapje të takimit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, se doktrina e re bërthamore reflektonte ndryshimet globale të cilat paraqesin rreziqe dhe kërcënime të reja për Rusinë.

    Udhëheqësi 71-vjeçar i Kremlinit, vendimmarrësi kryesor për arsenalin e madh bërthamor të Rusisë, tha se donte të nënvizonte në veçanti një ndryshim kyç.

    “Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga çdo shtet jo bërthamor, por me ndihmën ose mbështetjen e një shteti bërthamor, të konsiderohet si sulm i tyre i përbashkët ndaj Federatës Ruse”, tha Presidenti Putin.

    “Kushtet që do të detyronin Rusinë që të përdorë armët bërthamore janë të përcaktuara qartë”, tha zoti Putin. Ai tha se Moska do ta shqyrtonte një veprim të tillë nëse zbulon fillimin e një goditje masive ndaj saj me raketa, avionë apo dronë.

    Rusia rezervon të drejtën që gjithashtu të përdorë armë bërthamore nëse ajo ose Bjellorusia aleate do të ishin objektiv i një agresioni, përfshirë sulmet me armë konvencionale, tha Presidenti Putin.

    Udhëheqësi rus tha se sqarimet ishin kalibruar me kujdes dhe në përpjesëtim me kërcënimet ushtarake moderne me të cilat përballet Rusia, një konfirmim se doktrina bërthamore po ndryshonte.

    Doktrina bërthamore aktuale, e miratuar me një dekret nga Presidenti Putin në vitin 2020, thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast të një sulmi bërthamor nga një vend armik ose një sulmi konvencional që kërcënon ekzistencën e saj.

    Në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara ishin aq të shqetësuara për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike nga Rusia, saqë e paralajmëruan Presidentin Putin lidhur me pasojat e përdorimit të armëve të tilla, sipas drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Bill Burns./VOA

    Presidenti Vladimir Putin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.