Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë!

    Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

    “Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Putin dhe Modi bisedojnë për tregtinë dhe paqen në takimin në Nju Delhi

    December 5, 2025

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i filluan bisedimet në takimin e tyre në Nju Delhi të premten, duke folur për tregtinë mes vendeve të tyre dhe për paqen në Ukrainë.

    India e priti liderin rus me tapet të kuq dhe Modi i tha atij se India i mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë.

    Kjo është vizita e parë e Putinit në Indi pas katër vjetësh, dhe synimi i tij është ta rrisë tregtinë me blerësin kryesor të armëve dhe naftës së transportuar përmes detit nga Rusia, në një kohë kur sanksionet perëndimore po ushtrojnë trysni mbi lidhjet e tyre shumëvjeçare. Vizita po ndodh në një kohë kur Nju Delhi është i angazhuar në bisedime me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje tregtare që synon uljen e tarifave ndëshkuese të vendosura nga presidenti Donald Trump mbi mallrat indiane për shkak të blerjes së naftës ruse nga India.

    Moska ka qenë furnizuesi kryesor i armëve për Indinë prej dekadash dhe ka thënë se dëshiron të importojë më shumë mallra indiane në përpjekje për ta çuar tregtinë në 100 miliardë dollarë deri në vitin 2030, tregti e cila deri më tani ka qenë kryesisht në favor të Rusisë për shkak të importeve indiane të energjisë.

    Qëkurse vendet evropiane ulën varësinë ndaj energjisë ruse pas pushtimit të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë, India rriti blerjet e naftës ruse me zbritje, para se t’i ulte sërish këtë vit si pasojë e trysnisë së tarifave dhe sanksioneve amerikane.

    “India nuk është neutrale, India ka një qëndrim, dhe ky qëndrim është për paqe”, i tha Modi Putinit në hapje të bisedimeve.

    “Ne mbështesim çdo përpjekje për paqe dhe qëndrojmë krah për krah me çdo nismë të ndërmarrë për paqe”, shtoi ai.

    Putin, në përgjigje, e falënderoi Modin për vëmendjen dhe përpjekjet e tij për ta gjetur një zgjidhje për konfliktin.

    “Ne patëm mundësi, dhe ju ma dhatë këtë mundësi, të flasim në hollësi për atë që po ndodh në drejtimin ukrainas dhe për hapat që po ndërmarrim së bashku me disa partnerë të tjerë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, drejt një zgjidhjeje të mundshme paqësore të kësaj krize”, tha Putin.

    “Ndërsa vendet dhe ekonomitë tona rriten, edhe mundësitë për bashkëpunim po zgjerohet”, shtoi ai.

    India dhe Rusia pritet të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh në fund të bisedimeve zyrtare. Modi dhe Putin pritet të diskutojnë gjithashtu çështje që përfshijnë fuqinë punëtore dhe energjinë bërthamore civile.

    Putin mbërriti në Indi një ditë pasi zhvilloi bisedime me të dërguarit kryesorë të Trumpit për një marrëveshje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por ata nuk arritën ndonjë kompromis.

    India nuk ka pranuar ta dënojë Rusinë për luftën dhe ka bërë thirrje për paqe përmes dialogut dhe diplomacisë, ndërkohë që ka thënë se lidhjet e saj me Moskën janë vënë padrejtësisht në shënjestër nga vendet perëndimore, të cilat, sipas Indisë, kanë vazhduar të bëjnë biznes me Moskën kur ka qenë në interesin e tyre./REL

    Modi Nju Delhi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë!

    June 21, 2026

    Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

    June 21, 2026

    “Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

    June 21, 2026

    From suspicions of foreign involvement to established fact: When embassy flag are targeted, an investigation is required

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.