Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kaluan fundjavën, pushuesit largohen nga Vlora! Trafik i rënduar në bypass

    Botërori 2026/ Rikthehet tek fitorja, Spanja mposht me poker Arabinë Saudite

    Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë!

    June 21, 2026
    Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë!

    Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen prej 22 ditësh, duke theksuar se prioritet për Shqipërinë duhet të jetë forcimi i shtetit dhe jo destabilizimi i tij.

    Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se është “për një Shqipëri të fortë krahar brohoritjeve për një Shqipëri të re”, ndërsa renditi tre elemente që, sipas tij, përbëjnë bazën e rolit strategjik të shqiptarëve në Evropën Juglindore, ku një element i rëndësishëm është dhe ai i forcimit ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit.

    “Së pari, avantazhi më i madh strategjik i Shqipërisë në shekullin XXI është se është e rrethuar nga bashkëkombës. Në një epokë ku fuqia matet gjithnjë e më pak me territor dhe gjithnjë e më shumë me aftësinë për t’u organizuar, për t’u përshtatur dhe për të vepruar shpejt, prania shqiptare në rajon është kapitali ynë më i madh historik, njerëzor dhe gjeopolitik.
    Së dyti, ndryshe nga shekulli i parë i shtet-ndërtimit, në dekadën e fundit forcimi ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar i Shqipërisë po përkthehet drejtpërdrejt në më shumë siguri, më shumë peshë dhe më shumë mundësi për shqiptarët në gjithë rajonin. Nuk është më vetëm Shqipëria që mbahet nga kombi. Është edhe kombi që forcohet nga një Shqipëri më e fortë, më e besueshme dhe më pranë Bashkimit Evropian. Së treti, Shqipëria e ka ushtruar rolin e saj si shtet amë pa komplekse: herë në vijën e parë, herë në diplomacinë e heshtur, por gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shqiptarëve kudo ku jetojnë”’ ka shkruar Vengu.

    Në reagimin e tij, ai vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë si shtet amë, duke theksuar se vendi ka mbrojtur interesat e shqiptarëve në rajon si përmes angazhimit të drejtpërdrejtë, ashtu edhe përmes diplomacisë.

    Duke iu referuar protestave, Vengu kritikoi thirrjet për “revolucion”, duke argumentuar se destabilizimi i Tiranës nuk i shërben interesit kombëtar.

    “Prandaj, kush mendon se i shërben kombit duke brohoritur “revolucion” në Tiranë, nuk po kupton përmasat e kohës. Tirana nuk është thjesht kryeqyteti i Shqipërisë. Është qendra politike, ekonomike dhe diplomatike e gravitetit të shqiptarëve në Evropën Juglindore”, shkruan Vengu.

    Sipas tij, kryeqyteti përfaqëson qendrën politike, ekonomike dhe diplomatike të shqiptarëve në rajon.

    “Ta destabilizosh atë nuk është akt patriotik. Është një luks që kombi shqiptar nuk mund t’ia lejojë vetes”, u shpreh ai.

    Në fund të mesazhit, deputeti socialist u bëri thirrje protestuesve që të mos e ngatërrojnë patriotizmin me, siç e cilësoi ai, “tutorinë mbi Shqipërinë”.

    “P.S. Një këshillë miqësore për revolucionarët me GPS që zbresin vetëm në Tiranë. Mos e ngatërroni dashurinë për kombin me tutorinë mbi Shqipërinë. Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Por shtetin amë nuk ua lëmë askujt ta dobësojë në emër të patriotizmit”, thotë ai.

    Vengu e mbylli reagimin e tij duke theksuar se shqiptarët kanë vetëm një qendër graviteti strategjik dhe se kjo është “një Shqipëri e fortë”.

    “Sepse shqiptarët kanë dy shtete, janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe minoritet europianizues në Mal të Zi dhe në Serbi. Por kanë vetëm një qendër graviteti strategjik. Dhe ajo është një Shqipëri e fortë.
    “Shqipëria e re” mund të tingëllojë bukur si brohoritje. Shqipëria e fortë, është shumë më e vështirë si detyrë. Unë zgjedh detyrën.”, shprehet deputeti i PS-së.

    Sepse shqiptarët kanë dy shtete, janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe minoritet europianizues në Mal të Zi dhe në Serbi. Por kanë vetëm një qendër graviteti strategjik. Dhe ajo është një Shqipëri e fortë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kaluan fundjavën, pushuesit largohen nga Vlora! Trafik i rënduar në bypass

    June 21, 2026

    Botërori 2026/ Rikthehet tek fitorja, Spanja mposht me poker Arabinë Saudite

    June 21, 2026

    Vengu për protestat: Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë!

    June 21, 2026

    Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

    June 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.