Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pushimet kthehen në tragjedi/ 2 adoleshentë po kalonin rrugën kur papritmas makina i merr përpara

    September 19, 2024
    Pushimet kthehen në tragjedi/ 2 adoleshentë po kalonin rrugën kur papritmas makina i merr përpara

    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali ku si pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë këmbësor, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

    Ngjarja ka ndodhur në Lido di Camaiore të Italisë. Drejtuesja e  një automjeti, 44-vjeçare, pasi ka përplasur dy këmbësorët, 18 dhe 19 vjeç, ka goditur edhe këmbësorë të tjerë.  Më pas u përplas me semaforin në kryqëzimin me rrugën bregdetare të Lido di Camaiore dhe në fund me një makinë të parkuar.

    Siç shkruajnë mediat italiane, dy të rinjtë që humbën jetën, në moshën 18 dhe 19 vjeç ishin turistë, ata ishin me origjinë nga Gjermania.

    Studentët ishin me pushime në Versilia me një grup studentësh nga Duisburgu. Katër personat e tjerë të plagosur ishin gjithashtu të huaj, tre me kombësi franceze dhe një gjerman.

    E plagosur mbeti edhe pasagjerja që ndodhej në makinë. Dy prej të plagosurëve u transferuan në spitalin Massa, pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

    Drejtuesja e mjetit ndodhet në “arrest shtëpie” në banesën e saj në Viareggio me akuzën “vrasje e dyfishtë”, ndërsa testi i alkoolit rezultoi negative.

    Në momentin që 44-vjeçarja ka dalë nga makina pas aksidentit është shprehur se nuk vuri re asgjë.

    “Nuk isha unë, nuk ishte faji im, nuk vura re asgjë”, tha ajo.

    Mediat italiane shkruajnë se do të japë dëshminë e saj edhe pasagjerja që ndodhej në makinë me 44-vjeçaren. Personat që panë nga afër ngjarjen janë tronditur nga ky aksident.

    “Ne menduam se ishte një sulm. Ajo makinë po udhëtonte me shpejtësi marramendëse.Skena të tmerrshme, nuk do të mund t’i harrojmë kurrë. Dhe ajo gruaja pas timonit që thoshte se nuk kishte bërë asgjë. Është absurd”, u shpreh njëri nga dëshmitarët.

    Ndërkohë në qytetin e Camaiore, dita e sotme u shpall ditë zie, zyrat e bashkisë u ndalën në orën 12 për një minutë heshtje, duke ftuar gjithashtu aktivitetet dhe të gjithë komunitetin të bëjnë të njëjtën gjë.

     

    2 adoleshente i merr perpara makina itali TRAGJEDI
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada shqiptare në Londër “detyron” BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

    July 28, 2026

    Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

    July 28, 2026

    Rihapet gara për stolin e Italisë pas dështimit me Pirlon, Mancini parakalon Conten

    July 28, 2026

    Veliaj në burg prej shkurtit 2025, avokatët ndërkombëtarë e vizitojnë në qeli

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.