Janë zbuluar sot emrat e artistëve që do të garojnë në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSH, ngjarja më e madhe muzikore e fundvitit në vend.
Nën drejtimin artistik të Elhaida Danit, Komisioni Përzgjedhës ka përzgjedhur 28 këngëtarë që do të ngjiten në skenën e festivalit, duke sjellë një kombinim mes artistëve të njohur, rikthimeve të bujshme dhe talenteve të rinj.
Në listën e pjesëmarrësve spikasin Fifi & Tiri Gjoci, Vedat Ademi, Erik Lloshi, Evi Reçi dhe Rezarta Smaja, por nuk mungojnë edhe surprizat, si aktori Erand Sojli, i cili këtë herë do të debutojë si këngëtar.
Festivali do të zhvillohet për katër net me radhë në fund të dhjetorit, ndërsa këngët konkurruese pritet të publikohen gjatë nëntorit.
Lista e plotë e pjesëmarrësve:
1. 2 Farm
2. Alis
3. Egzon Pireci
4. Endri Kaçaçi
5. Enxhi Nasufi
6.Erand Sojli
7.Erik Lloshi
8.Evi Reçi
9.Fifi & Tiri Gjoci
10.Frensi
11.Gerta Mahmutaj
12.Ghiti
13.Gresa Gjocera & Bledi Kaso
14.Inis Neziri
15.Kamela Islamaj
16.Kimi
17.Kleansa Susaj
18.Lorenc Hasrama
19.Luna Çausholli
20.Malvina Likaj
21.Rezarta Smaja
22.Rigersa Loka
23.Sara Kapo
24.Savjana Vjerdha
25.Sheila
26.Sihana Haxhnikaj
27.Threex
28.Vedat Ademi


