TIRANË– Ministria e Arsimit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar se publikimi i kësaj tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërisë nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore.
Provimi i cili ka nisur në 10:00 do të përfundojë në orën 12:30. Ndërkohë si çdo vit është përsëritur sërish skema, vetëm pak nga nisja e provimit, në rrjetet sociale doli teza.
Kujtojmë se këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi të kufizuara. Janë ngritur 145 qendra testimi sipas standardeve, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit. Në këtë ditë të rëndësishme për nxënësit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i uroi suksese të gjithë maturantëve.
MESAZHI I MANASTIRLIUT:
Suksese maturantëve në mbarë vendin, të cilët sot japin provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke testuar njohuritë e tyre për gjuhën dhe trashëgiminë tonë letrare.
Provimi i radhës është ai i Matematikës më 17 qershor, ndërsa Provimi me Zgjedhje më 24 Qershor. Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti. Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur./Radar.al
“Një ditë vetëm me Jonin?” Nuk është Ledri, me kë po pushon Xhensila Myrtezaj në jug të Shqipërisë


