Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    Si mund të vritet një grua, një nënë e 4 femijëve, shoqëria duhet të reagojë?!

    Operacioni “Foleja 6” në Tiranë/ Zbulohet bazë pro*titucioni në apartament me qira, arrestohen 2 shtetase kineze

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pse votuan të rinjtë në Gjermani majtas ose për AfD?

    March 2, 2025
    Si votuan të rinjtë?

    Vota e të rinjve në Gjermani pas zgjedhjeve ka shkaktuar debat. Pothuajse gjysma e të rinjve 18 deri në 24 vjeç në Gjermani votuan majtas ose për AfD. Çfarë i motivon të rinjtë?

    Të gjithë janë të habitur me suksesin e partisë E Majta në zgjedhjet federale të vitit 2025: me gati nëntë për qind, partia pothuajse ka dyfishuar rezultatin e saj në krahasim me vitin 2021. Këtë rezultat e kanë siguruar edhe grupmosha gjermane 18 deri në 24 vjeç, ku 25 për qind kanë votuar për të. Edhe politologu Antonios Souris nga Universiteti i Lirë i Berlinit pyet veten se si mund të shpjegohet ky votim.

    Sipas tij, është ende herët për përgjigje përfundimtare, por sigurisht që ka disa të dhëna: “Keni edhe kandidatët që mishërojnë programin zgjedhor”, thotë Souris në një intervistë për Deutsche Welle-n. Me këtë ai nënkupton Të Majtët si kandidatja kryesore Heidi Reichinnek. Ose Ferat Koçak, i cili çuditërisht fitoi mandatin e drejtpërdrejtë në zonën elektorale të Berlinit, të banuar kryesisht me emigrantë, Neukölln.

    E Majta me sa duket kishte instinktin e duhur

    Disa parti e gjetën tonin e duhur gjatë fushatës zgjedhore dhe u fokusuan në çështje që janë veçanërisht të rëndësishme për shumë të rinj: strehim të përballueshëm, arsim më të mirë, drejtësi sociale. Reichinneku dhe Koçaku si dhe shumë të tjerë në parti, duket se kanë marrë pikë me angazhimin e tyre kundër racizmit.

    Eksperti politik Souris tregon edhe për fushatën zgjedhore me dy pista: mijëra vizita derë më derë dhe një fushatë të suksesshme në platforma të tilla si “X” dhe “TikTok”. Me ofensivën e saj në rrjetet sociale, E Majta ka arritur një sukses të madh, sepse hapësira digjitale ishte më parë fusha e Alternativës për Gjermaninë (AfD).

    AfD dhe rrjetet sociale

    Partia e ekstremit të djathtë ishte po ashtu e suksesshme në mesin e votuesve të rinj deri në 24 vjeç, duke u renditur menjëherë pas Së Majtësme 21 për qind. AfD,të cilën Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e klasifikon si pjesërisht ekstremiste të krahut të djathtë, kishte një mbështetje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga elektorati i ri në atë kohë, me 16 për qind, ndërsa e Majta duhej kishte vetëm gjashtë për qind.

    Që nga zgjedhjet evropiane tetë muaj më parë, të dyja partitë kanë pasur fitime të mëdha tek votueist e rinj: AfD e rriti rezultatin me gati një të tretën, e Majta e ka katërfishuar rezultatin e saj. Asnjëra parti nuk ka marrë ndonjëherë kaq shumë vota nga kjo grupmoshë. Megjithatë, të rinjtë kanë qenë gjithmonë më të hapur ndaj partive të majta dhe të djathta, thotë Rüdiger Maas nga Instituti i Augsburgut për Kërkimin e Gjeneratës.

    Djemtë e rinj janë më të djathtë se të rejat

    “Ata duan ndryshim më shumë se votuesit e moshuar”, shpjegon Maas në analizën e tij në revistën “Spiegel”. Nëse të rinjtë kanë problem me situatën aktuale, ka më shumë gjasa që ata t’i drejtohen opozitës.

    Në janar, Maas dhe ekipi i tij anketuan rreth 4.000 njerëz për studimin e tyre zgjedhor për të rinjtë, duke përfshirë frikën dhe shqetësimet e tyre. Rezulton se ata janë shumë më të shqetësuar se popullata e përgjithshme”.

    Dallimet midis gjinive janë të habitshme: të rinjtë kanë frikë nga migrimi dhe rënia financiare, ndërsa AfD premton zgjidhje në këto çështje, thotë studiuesi. “Të rejat kanë më shumë frikë nga populizmi i krahut të djathtë dhe se feminizmi dhe diversiteti vihen në pikëpyetje – prandaj votojnë më shumë të majtën”./DW

    AfD gjermani Si votuan të rinjtë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Furtunë” financiare për 4iG/ Qeveria hungareze bllokon 16 miliardë €, në rrezik edhe One Albania

    April 27, 2026

    Si mund të vritet një grua, një nënë e 4 femijëve, shoqëria duhet të reagojë?!

    April 27, 2026

    Operacioni “Foleja 6” në Tiranë/ Zbulohet bazë pro*titucioni në apartament me qira, arrestohen 2 shtetase kineze

    April 27, 2026

    Aventurë mbi dallgë/ Çifti që sfidon botën me jet-ski gjen mikpritje të jashtëzakonshme në Shqipëri

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.