SHBA– Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Donald Trump është fotografuar pranë banakut në një McDonald’s. Duket se Trump e ka përdorur këtë marifet për tër zbutur fushatën e toj, por gjithsesi ka një sfond të hidhur në të.
Ish-presidenti ka akuzuar vazhdimisht Kamala Harris se ka gënjyer se ka punuar në një degë të restorantit të ushqimit të shpejtë në Kaliforni gjatë viteve të kolegjit, një përvojë që kandidati demokrat e ka përshkruar si informuese.
Pa dhënë asnjë provë, Trump pretendon se ajo po e sajon të gjithë këtë.
Teksa u shërbente patate të skuqura gazetarëve në Pensilvani, Trump iu referua kundërshtares së tij: Kamala gënjeshtare.
Ndër të tjera tha se qëndrimi i tij 15-minutësh nënkuptonte se ai kishte punuar në McDonald’s për më shumë se ajo kurrë.
Fushata e Harris tha se Trump është “i dëshpëruar” dhe “gjithçka ai di të bëjë është të gënjejë” – por ish-presidenti duket se beson se mund ta përdorë atë për të hedhur dyshime mbi besueshmërinë e zëvendëspresidentit. Është një nga nënkomplotet më të çuditshme të kësaj race./BBC/Radar.al


