TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kapur me një student gjatë takimit të sotshëm, duke bërë disa batuta me të. Gjatë fjalës së shefit të qeverisë një nga studentët po qeshte dhe kjo bëri që ai të merrte vëmendjen e kryeministrit, për të bërë disa batuta.
Kryeministri e pyeti studentin sepse po qeshte, ndërsa ai iu përgjigj për negociatat që do të hapen. Ndërkohë që më pas Rama pasi e pyeti studentin se për cilën degë studionte, tregoi një episod me një student të mëparshëm nga Drejtësia, i cili i kërkoi që t’i gjente punë.
Edi Rama: Pse po qeshje se po dëgjoje, e dyshoj, të pashë.
Edi Rama: Po ça po bëje? Po qeshje vetvetiu.
Studenti: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen.
Edi Rama: Negociatat janë hapur, s’e ke pasur mendjen! Janë të tëra të hapura!
Studenti: Që do të mbyllen pra!
Edi Rama: Çfarë hapet, hapet për t’u mbyllur, jo për të ndenjur hapur!/Radar.al


