Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga ditën e sotme u paraqit në ambienet e SPAK.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur, Armando Prenga u shpreh për mediat se ishte thirrur për të dëshmuar për dosjen që ka hapur SPAK për “21 janarin”.
“U thirra për 21 janarin, si person që kam dijeni,”-tha ish-deputeti për mediat teksa dilte nga ambientet e organit të akuzës.


