Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bashkia Malësi e Madhe vlerësohet “Thesar Natyror Poetik i Botës për vitin 2026” nga UTD (Video)

    Ibrahimaj: Mbi 6500 vende të lira pune në portalin puna.gov.al, aplikimi bëhet online

    Macron pas takimit me Ramën: Franca mbështet integrimin europian të Shqipërisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Shëndet

    Pse migrena prek më shumë gratë sesa burrat?

    September 26, 2024

    TIRANË– Zakonisht ankohemi kur kemi vetëem një dhimbje të lehtë të kokës, pa menduar se ç’mund të jetë dhimbja e fortë e migrenës.

    Siç shkruajnë edhe mediat e huaja bazuar në studime, mësohet se sulmet e migrenës nuk janë dhimbje koke të zakonshme. Ato mund të shkaktojnë dhimbje të forta, që zgjasin me orë apo edhe ditë, duke e bërë të pamundur të bëni gjë përveç pushimit në një dhomë të errët dhe të qetë. Dhe për miliona gra, këto sulme dobësuese nuk janë thjesht një përvojë e rastësishme, por një sprovë e përsëritur.

    Në përgjithësi gratë vuajnë nga migrena tre herë më shpesh se meshkujt, me episode më të zgjatura dhe më intensive.

     “Është shumë më e zakonshme nga sa e kuptojnë shumica e njerëzve.”- ka deklaruar Anne MacGregor, një specialiste për dhimbjen e kokës dhe shëndetin e grave.

    Por ka ende një mister, sesi funksionon migrena, një arsye për këtë dallim gjinor janë hormonet.

    Gjatë fëmijërisë së hershme, djemtë janë pak më të prirur ndaj migrenës sesa vajzat, por puberteti e ndikon në mënyrë dramatike ekuilibrin. Në këtë kohë, hormonet seksuale fillojnë të luhaten dhe shkaktojnë ndryshime fizike duke përfshirë fillimin e menstruacioneve. Në këtë kohë vajzat përjetojnë migrenën e tyre të parë. Që nga puberteti e në vazhdim, vajzat përjetojnë migrenë në një shkallë më të lartë se djemtë, shkruan Radar.al, bazuar në Piedmont.org, pasi me këtë pabarazi që rritet më shumë ndërsa njerëzit arrijnë mesin e të tridhjetave dhe vazhdojnë deri në fund të jetës.

    Vajzat pasi rriten vuajnë nga migrena dhe raportohet se kanë përjetuar sulme të lidhura me ciklin e tyre menstrual.

    Një rënie e papritur e estradiolit, një formë e fuqishme e estrogjenit, mendohet se luan një rol kyç. Disa ditë para menstruacioneve, të njohura si faza luteale e vonë, nivelet e estradiolit bien. Gratë që janë të ndjeshme ndaj migrenës priren të përjetojnë një normë më të shpejtë të rënies së estradiolit gjatë ciklit në krahasim me gratë që nuk e bëjnë këtë. Ndërsa estrogjeni bie rreth ovulacionit, rënia nuk është aq e shpejtë, gjë që mund të shpjegojë pse migrena nuk është aq e zakonshme në këtë kohë. Roli i estrogjenit është vërejtur edhe tek gratë transgjinore në terapi hormonale, të cilat shfaqin frekuencë të ngjashme të migrenës me gratë cisgjinore.

    Periudhat e luhatjes së estrogjenit janë gjithashtu të lidhura me migrenën tek gratë. Ndërsa gratë hyjnë në perimenopauzë, periudhën kalimtare që çon në menopauzë, hormonet bëhen të çrregullta.

    “Ato gra që nuk kishin migrenë menstruale paraprakisht, kanë më shumë gjasa ta përjetojnë gjatë perimenopauzës.”- thotë MacGregor.

    Pas menopauzës, disa përjetuan lehtësim.

    “Por është e rëndësishme të thuhet se modelet janë të ndryshueshme, jo të gjitha përmirësohen.”-thotë Richard Lipton, një neurolog dhe epidemiolog në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein në Nju-Jork./PIEDMOND.org

    Anne MacGregor migrena Richard Lipton
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bashkia Malësi e Madhe vlerësohet “Thesar Natyror Poetik i Botës për vitin 2026” nga UTD (Video)

    June 22, 2026

    Ibrahimaj: Mbi 6500 vende të lira pune në portalin puna.gov.al, aplikimi bëhet online

    June 22, 2026

    Macron pas takimit me Ramën: Franca mbështet integrimin europian të Shqipërisë

    June 22, 2026

    Autostrada Milot-Balldren, investim 365 milionë euro, tunel 850 metra dhe kontratë PPP 35-vjeçare

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.