TIRANË– E qara është një përgjigje e natyrshme ndaj një emocioni të forte, si shikimi i një filmi të trishtuar ose kalimi i një ndarjeje veçanërisht të dhimbshme. Ndonjëherë emocionet që ndjeni kur qani mund të jenë aq intensive sa të çojnë në simptoma fizike, si dhimbje koke.
Se si e qara mund të shkaktojë dhimbje koke nuk është e qartë, por emocionet e forta, si stresi dhe ankthi, duket se shkaktojnë procese në tru që i hapin rrugën dhimbjes së kokës.
Lotët jo emocionalë apo pozitivë duket se nuk kanë të njëjtin efekt. Studiuesit kanë raportuar se të qash teksa pret qepë ose kur je i lumtur nuk provokon dhimbje koke. Vetëm lotët e lidhur me emocionet negative e kanë këtë efekt./healthline


