KRUJË– Banorët e Bashkisë së Krujës do të zhvillojnë edhe ditën e sotme një tjetër protestë në orën 19:00. Ata kërkojnë hyrje-dalje për zonat e tyre në rrugën e re.
Deputetja e PD-së Andia Ulliri përmes një postimi në Facebook, ka bërë një thirrje për të gjithë banorët e Bashkisë së Krujës që t’i bashkohen protestës.
Ajo thotë se protesta do të mbahet tek ish-Rrethrrotullimi i Thumanës, ndërsa shton se të gjithë banorët duhet të jenë së bashku, kundër padrejtësisë.


