TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 18 të arrestuarit nga protesta e Opozitës. Bëhet me dije se prokurorja e çështjes Antoneta Sevdari ka cilësuar 9 prej arrestimeve si të paligjshme, mes tyre një i mitur.
Për të gjithë protestuesit është lënë në fuqi masa e detyrimit me paraqitje, me përjashtim të një prej tyre pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor./Radar.al


