Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se autoritetet greke do të bllokojnë sot aksin rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës së fermerëve. Ndërprerja e qarkullimit do të zgjasë nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke).
Gjatë këtij intervali, do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera për të shmangur vonesat.


