Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Protesta e 29 tetorit/ Reagon Berisha: Mbrëmë Shqipëria u çlirua për 3 orë

    October 30, 2024
    Protesta e 29 tetorit/ Reagon Berisha: Mbrëmë Shqipëria u çlirua për 3 orë

    Pas protestës së opozitës gjatë ditës së djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për media, duke përmendur faktin se mbrëmë Shqipëria u çlirua për 3 orë.

    Më tej Berisha paralajmëroi zbatimin e formave të tjera të mosbindjes civile.

    Ndërkohë që siç ju kemi raportuar para pak çastesh, janë zbardhur emrat e deputetëve opozitarë që u kallëzuan në SPAK për bllokimin e akseve rrugore.

    Fjala e Berishës:

    Dje Shqipëria u çlirua për 3 orë. Opozita nuk ka frikë nga narkoshteti, por narkoshteti duhet të ketë frikë nga opozita. Përshëndetjet më të përzemërta.

    Mirënjohjen më të pakufishme, ju qëndrestarëve dhe qëndrestareve të pamposhtur. Ditën e djeshme, kryefjala e çdo shqiptari, diskutimet në çdo studio, ishte vetëm një; Paralizimi 3 orë i Shqipërisë. Nga veriu në jug. Për këtë më duhet të bëj një korrigjim.

    Në pamje të parë, vërtetë dje Shqipëria ishte e paralizuar për 3 orë. Por e vërteta është se… mbrëmë Shqipëria u çlirua për 3 orë.

    Dje Shqipëria rifitoi dinjitetin për 3 orë. Dje Shqipëria rifitoi sovranitetin për 3 orë. 3 orët e çlirimit

    Por më e rëndësishmja. Fitorja më e madhe e ditës së djeshme, është mesazhi i shpresës që ne i dërguam shqiptarëve, që mbrëmë mendja dhe zemra e tyre ishte tek ne.

    Ky mesazh ishte një dhe vetëm një; Opozita nuk ka frikë nga narkoshteti, por narkoshteti duhet të ketë frikë nga opozita dhe për këtë, falënderimin më të pakufishëm, për gjithë heronjtë, për gjithë guximtarët.

    Falënderim për gjithë burrat, gratë, të rinjtë e të rejat. Pensionistët dhe pensionistet, që mbrëmë me aktin e tyre të mosbindjes civile, çliruan për 3 orë kombin shqiptar.

    Ky falënderim nuk vjen vetëm nga unë. Ju keni falënderimin dhe mirënjohjen e çdo pensionisti dhe pensionisteje. Atyre pensionistëve zemërthyer që i besuan Edi Ramës në 2013, dhe që për 11 vite jo vetëm që

    nuk panë rritje pensioni, por panë rrogat e qeveritarëve të tre dhe pesëfishohen. Panë rritjen më monstruoze të çmimeve, për ushqimet dhe ilaçet e tyre. Dhe në fund u poshtëruan me 3-4 mijë lek të vjetra rritje pensioni. Ju keni falënderimin e çdo biznesmeni të ndershëm. Të cilët punojnë dhe sakrifikojnë, dhe etiketohen nga Edi Rama si hajdutë. Sepse sipas narkodiktatorit, pensionistët vidhen nga biznesmenët dhe jo nga Edi Rama që djeg 21 milionë euro për udhëtime me avion taksi, që blen 4 milionë euro vazo e saksi pë oborrin e tij.

    Ju keni falënderimin e çdo mjeku, sepse ashtu si Edi Rama sot shfryn ndaj biznesmenëve dhe i quan hajdutë, ashtu para tre muajsh ai i quajti mjekët kriminelë, që kanë bërë krime ndaj njerëzimit.

    Sepse ky monstër, është i gatshëm të fajësojë këdo, për krimet e tij. Ju keni falënderimin e çdo qytetari, nga veriu në jug. Ju keni falënderimin e kombit shqiptar.

     

    protesta e 29 tetorit reagon Berisha Shqiperia e clirua
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    April 18, 2026

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    April 18, 2026

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    April 18, 2026

    SHBA bllokon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit, tensione të forta me Iranin

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.