Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pros*itucion me 50 vajza, arrestohen 12 tutorë dhe një police

    March 21, 2025
    Prostitucion me 50 vajza, arrestohen 12 tutorë dhe një police

    TIRANË– Policia ka goditur një grup që ushtronte prostitucion me 50 vajza nga vendet e huaja. Mësohet se pas hekurave kanë përfunduar 12 tutorë ndërkohë është arrestuar edhe një efektive policie e cila ka ndihmuar në ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

    NJOFTIMI I POLICISË: 

    Tiranë

    Finalizohet operacioni policor “Orkidea” për parandalimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

    Ekzekutohen 11 masa sigurie, vihen në pranga 8 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

    Procedohen penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine për prostitucion.

    Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat e një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Operacionalen e DVP Tiranë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Orkidea” si rezultat i të cilët u ekzekutuan 11 masa sigurie , konkretisht:

    -Arrest me burg për shtetasin Esmerald Sulollari,., 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;
    -Arrest në shtëpi për shtetasen Elona Muraj., 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;
    -Arrest me burg për shtetasen Yuly Gomez., 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
    -Arrest me burg për shtetasen Liliana Valencia, 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
    -Arrest me burg për shtetasen Nicol Benitez, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”,  “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
    -Arrest me burg për shtetasen Stefania Marin., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
    -Arrest me burg për shtetasen Nicole Berte, 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
    -Arrest në shtëpi për shtetasen Anisa Brahaj 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

    Si dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet krimianal.

    Shtetasja G. R. 47 vjeçe, (e shpallur në kërkim) drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me shtetasin E. S., ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

    Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja G. R dhe shtetasi E. S, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen E. M dhe A. B(punonjëse policie) për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

    Punohet për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Pjesë e listës së hapur të PS/ Gjylameti: Jam e bindur se do jem në parlament

    Anisa Brahaj ne pranga 12 tutore dhe 1 police prostitucion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.