Një ngjarje tragjike tronditi ditën e sotme fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një grua u vra nga pronari i furrës së bukës ku ajo punonte.
Ky i fundit pastaj kreu vetëvrasje.
Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen, familjari i viktimës Rrahim Ajeti ka rrëfyer mbi ngjarjen.
Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më tek ai.
“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.


