TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka marrë një ftesë si Vendi i Nderit në panairin e turizmit që do të mbahet në Berlin, në Mars të 2025.
Më tej në njoftimin e tij në Facebook, Kryeministri shkruan se është një vlerësim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë Turistike.
POSTIMI I PLOTËE I RAMËS:
Kryeministria
– Me Mario Tobias, bosin e Qendrës së Panaireve të Berlinit, ku mbahet edhe panairi më i madh në botë i turizmit “ITB Berlin”, si edhe me Deborah Rothe, drejtuesja e ITB, për të diskutuar hapat e bashkëpunimit në funksion të edicionit të vitit të ardhshëm të panairit të turizmit, ku Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë Vendi i Nderit, duke fituar pozicionin qendror në panair dhe mbështetjen e ITB për promovimin e turizmit shqiptar në një zinxhir të tërë aktivitetesh që kulmojnë në mars 2025 në shfaqjen e madhe të Berlinit; një vlerësim i paimagjinueshëm deri disa vite më parë dhe një promovim i jashtëzakonshëm global për #ShqipërinëTuristike 











