Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Projekti te onkologjiku/ 350 gra në vit do marrin protezë gjiri falas nga 2026

    July 11, 2025

    TIRANË- Pas shumë vitesh kërkesë nga pacientet e diagnostikuara me kancer, për herë të parë në spitalin onkologjik shtetëror parashikohet financimi për ndërhyrjen rindërtuese të gjirit pas mastektomisë (heqjes së gjirit). Ky programi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë do të mbulojë falas vendosjen e protezës së gjirit për 350 gra në vit, për vitet 2026-2028.

    Të dhënat për ofrimin dhe financimin e shërbimit për rikonstruksionin e gjirit janë bërë publike në “Projektdokumentin e programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026-2028”.

    “Për herë të parë parashikohet një produkt i dedikuar për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Trajtimi me rikonstruksionin e gjirit për këto gra, tregon jo vetëm vëmendjen e veçantë ndaj tyre, por edhe krijimin e mundësisë për të pasur një jetë normale në vijim”, citohet në dokument.

    Deri më sot ky lloj shërbimi nuk është ofruar asnjëherë në spitalin publik të onkologjikut, pavarësisht kërkesës së grave që kishin kryer ndërhyrjet kirurgjikale për heqjen e gjirit, ndërsa kostoja e vendosjes së protezës në spitalet private mbetet e papërpallueshme për shumë paciente.

    Në klinikat apo spitalet private në vend kjo ndërhyrje kushton 5 mijë deri në 8 mijë euro. Ministria e Shëndetësisë llogarit që shpenzimet për 1 pacient të shkojnë 200 mijë lekë apo rreth 2 mijë euro. Nga financimi i programit të ndërhyrjes falas në spitalin publik parashikohet të përfitojnë 350 gra në vit, përgjatë viteve 2026-2028 me një kosto mesatare prej 70 mln lekë në vit.

    Fondi për shpenzimin e trajtimit të shërbimit do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Modeli i financimit të kësaj ndërhyrjeje ndjek praktikat ndërkombëtare të disa shteteve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga viti 1998, ligji i njohur si “Akt për Shëndetin e Grave dhe të Drejtat e Kancerit” detyron kompanitë e sigurimeve të mbulojnë edhe ndërhyrjet rindërtuese pas heqjes së gjirit për shkak të kancerit. Kostoja për mbulimin e shërbimit ndryshon sipas shteteve.

    Pse mungon në spitalin publik operacioni për protezën e gjirit

    Deri më sot, ky shërbim nuk është ofruar asnjëherë në sistemin publik, për shkak të kostos së lartë dhe mungesës së fondeve. Në spitalet apo klinikat private në vend, një ndërhyrje e tillë kushton nga 7,000 deri në 8,000 euro, duke e bërë të papërballueshme për shumicën e grave të prekura.

    Shefja e shërbimit onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dr. Silvana Çeliku, ka deklaruar më herët për Monitor se spitali publik nuk ka mundur ta përfshijë këtë shërbim për shkak të fokusit te trajtimet bazike dhe kostos së lartë të ndërhyrjes. “Në disa raste, kjo ndërhyrje cilësohet edhe si kozmetike. Më e rëndësishme është që të sigurojmë mbulimin me trajtime bazike për pacientet”, u shpreh ajo.

    Sipas Çelikut, mënyra më e mirë për të shmangur ndërhyrje të tilla është zbulimi i hershëm i sëmundjes.

    “Është shumë e domosdoshme që çdo grua të bëjë të paktën një herë në vit një eko të gjirit, për të parandaluar agravimin dhe për të shpëtuar gjirin”, theksoi ajo./Monitor

    onkologjiku Projekti te onkologjiku protezë gjiri falas nga 2026
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kroacia mesazh për Vuçiç: Po keqinterpreton qëllimisht marrëveshjen ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën!

    April 18, 2026

    Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të lënduar

    April 18, 2026

    Tragjedi në Itali/ 59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, më pas i jep fund jetës

    April 18, 2026

    Çfarë do të bëjë nëse fiton BBV? Mateo zbulon planet për 100 mijë eurot

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.