Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama takon në Athinë kryeministrin Mitsotakis: Po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura

    Këmbimi valutor 22 Prill 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Programi qeverisës “Rama 4”/ Rritje e pagës mesatare për mësuesit në 1250 euro, transport publik falas për nxënës dhe mësues

    September 17, 2025

    Shtylla e tretë e programit qeverisës “Rama 4”, e titulluar Mirëqenia për të gjithë, fokusohet te arsimi dhe mirëqenia sociale. Një nga objektivat kryesorë është rritja e pagës mesatare të mësuesve në 1250 euro deri në vitin 2029, ndërtimi i 200 shkollave të reja dhe ngritja e 1000 laboratorëve inteligjentë.

    Programi përfshin gjithashtu dixhitalizimin e arsimit dhe testimeve, futjen e kurrikulave të reja me inteligjencë artificiale dhe integrimin e saj në procesin mësimor, si dhe zgjerimin e shërbimeve online. Do të ngrihet një agjenci e specializuar dhe e certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare, që do të mundësojë njohjen automatike të diplomave.

    Një tjetër prioritet është programi ushqimor dhe ai pas-shkollor në çdo bashki, si edhe krijimi i një shoqërie publike për transportin shkollor. Përmes saj, nxënësit dhe mësuesit që jetojnë larg institucioneve arsimore do të përfitojnë transport falas.

    Qeveria synon gjithashtu dyfishimin e numrit të nxënësve në arsimin profesional, me investim prej 60 milionë eurosh për shkolla profesionale dhe laboratorë teknikë. Objektivi është që deri në vitin 2030, 35% e nxënësve të ndjekin arsimin profesional dhe të sigurohet që të gjithë të kenë konvikte sipas standardeve europiane.

    Një tjetër risi është përfshirja e diasporës akademike në hartimin e politikave, mësimdhënie dhe kërkim shkencor, duke sjellë eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe duke krijuar ura bashkëpunimi me Shqipërinë.

    Mesuesit Programi qeverisës Rama 4 transport publik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama takon në Athinë kryeministrin Mitsotakis: Po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura

    April 22, 2026

    Këmbimi valutor 22 Prill 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 22, 2026

    Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës

    April 22, 2026

    Bllokimi i internetit ua vështirëson jetën edhe më shumë iranianëve në kohë lufte

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.