BORSH
Ndërsa vendi ndodhet në pikun e sezonit veror, mungesa e energjisë elektrike po krijon probleme serioze në zonat bregdetare. Në Borsh, prej mbrëmjes së kaluar, banorët dhe pushuesit po përballen me ndërprerje të zgjatura të energjisë.
Sipas raportimeve nga terreni, energjia mungon që nga ora 22:00 e mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që dritat janë rikthyer vetëm për pak çaste, me ndërprerje të herëpashershme.
Autoritetet kanë sqaruar se problemi lidhet me rënien e një përforcuesi dhe ngarkesën e lartë në rrjetin elektrik në zonën e Qeparosë, çka ka ndikuar në furnizimin me energji në gjithë vijën bregdetare përreth.
Pushuesit kanë shprehur pakënaqësi për situatën, ndërsa operatorët turistikë paralajmërojnë se këto probleme mund të ndikojnë negativisht në imazhin e zonës dhe në përvojën e vizitorëve.
Radar.al


