Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Privati braktisi shërbimin e pastrimit, Veliaj: Do zgjidhet me gjyq, nuk lejoj që bashkia të merret peng nga askush

    September 4, 2024
    Privati braktisi shërbimin e pastrimit, Veliaj: Do zgjidhet me gjyq nuk lejoj që bashkia të merret peng nga askush

    Këtë javë, Bashkia e Tiranës ka marrë në administrimin e saj, përmes kompanisë publike Eco Tirana, të gjitha zonat e pastrimit të qytetit, shërbim që deri dje kryhej nga kompanitë private, të cilat ditët e fundit e kishin braktisur punën, si formë presioni për zgjatjen e kontratës.

    Nga inspektimi i punimeve për shkollën 9-vjeçare “Lasgush Poradeci”, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se moszbatimi i kontratës nga kompanitë private do të kalojë në proces gjyqësor, por theksoi se aktualisht Eco Tirana po vë nën kontroll të gjitha zonat e Tiranës.

    Sipas tij, shërbimi i pastrimit të qytetit do të kryhet plotësisht nga bashkia dhe jo më nga kompanitë private.

    “Tirana është e ndarë në 5 zona: zona qendrore, dhe zonat në veri, jug, lindje dhe perëndim. Në një nga zonat, operatori privat ka lënë detyrën. Një detyrë, të cilën duhet ta linte në datën 1 nëntor, siç e parashikon kontrata. Por, duke mos pasur interes që ta vazhdojë punën pas 1 nëntorit, e ka lënë që tani. Kjo shpjegon gjithë histerinë e pastrimit për një zonë të Tiranës. Megjithatë, jam kail t’i duroj edhe të sharat. U bënë 9 vjet që dëgjoj gjëra të tilla, por nuk do të dorëzohem kurrë, siç nuk jam dorëzuar kurrë ndaj presionit të askujt, as të ndonjë operatori që, duke lënë plehrat pa mbledhur, jashtë kushteve të kontratës, mendon se bën presion që Bashkia e Tiranës të mos e marrë zonën nën kontroll. Përkundrazi, na e ka shtuar zellin që bashkia ta marrë zonën nën kontroll edhe më përpara”, deklaroi Veliaj.

    Ai paralajmëroi se për moszbatimin e kontratës nga private, Bashkia e Tiranës do t’i drejtohet organeve të gjyqësorit. “Do ta marrim në administrim zonën dy muaj më përpara se sa e përcakton kontrata. Çështjet kontraktuale do t’i zgjidhim me gjyq, por nuk pranoj që Bashkia e Tiranës të merret peng, apo të bullizohet nga askush. Çfarëdo lidhjesh të ketë, çfarëdo portalesh të ketë, çfarëdo histerie të gjenerojë, është mungesë respekti ndaj kushteve të kontratës, është shkelje e kushteve të kontratës, për këtë do të shkojmë në gjykatë. Ama, nuk do të presim nëntorin për ta marrë nën kontroll”, tha Veliaj.

    Kryebashkiaku lajmëroi edhe nisjen e një aksioni të madh pastrimi, ndërsa garantoi se nuk do të ketë kthim pas në vendimin që administrimi të kalojë nga privati tek Bashkia e Tiranës. “Që këtë javë nisim një aksion që edhe kjo zonë t’i bashkohet pjesës tjetër të Tiranës pastërtore sepse besoj, kalimi në administrim të bashkisë i shërbimit të pastrimit ishte një vendim i drejtë që në fillim. E kemi provuar se në vendet ku pastrimin e kryen Eco Tirana dallon shume nga shërbimi i privatit. Nëse mendon dikush se duke lënë plehrat pa mbledhur, duke mos zbatuar kushtet e kontratës, unë do të ndërroj mendje apo bashkia do ta kthejë vendimin pas, ka gabuar. Siç kanë gabuar të gjithë ata që i kanë dalë bashkisë kundër, siç gabonin ata që i dilnin kundër shkollave, kopshteve, çerdheve, Teatrit, Bulevardit, Pazarit, Liqenit, e kështu me radhë. Nuk ka asnjë kthim pas”, nënvizoi Veliaj.

    Ai ftoi dhe qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen aksionit të pastrimit, që përkon me fillimin e vitit të ri shkollor. “Ftesa është për të gjithë qytetarët, sidomos tani që është fillimi i vitit të ri shkollor të bashkohemi në një aksion pastrimi. Njësitë administrative tashmë e kanë filluar punën. Është shumë e rëndësishme që territoret jashtë, përveç shkollave, t’i mbajmë sa më higjenike, e pastaj kur ka nevojë, lajmërohet Bashkia e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

     

    kompania private braktis punen pastrimi i kryeqytetit Veliaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    June 25, 2026

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    June 25, 2026

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    June 25, 2026

    Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të ndjekin fazat e procesit që zhvillohet me tre raunde

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.