Këngëtarja Miriam Cani do i rikthehet muzikës.
Pak ditë më parë mediat aluduan se ajo dhe Alban Skënderaj do të bëhen prindër për herë të tretë.
Megjithatë duket se çdo gjë mbetet në kuadrin e një thashethemi.
E ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, Miriami tha se për momentin në planet e çiftit nuk është një bebe.
Ajo zbuloi se brenda pak ditësh bashkë me Albanin do të sjellin një bashkëpunim muzikor i cili ka qenë i shumëpritur nga fansat e tyre.


