Princi William ka bërë një dhuratë që bashkëshortja e tij, Kate Middleton, nuk do e harrojë për gjithë jetën.
Mesa duket kjo dhuratë ka qenë aq e ‘tmerrshme’ sa Princesha e Uellsit nuk do e harrojë kurrë.
Mediat e huaja shkruajnë se Princi William e bëri këtë dhuratë në fillim të lidhjes së tyre, kur të dy ishin studentë në Universitetin e St. Andrews, ku u takuan në vitin 2001 dhe ranë në dashuri më pas.
Në fillim të viteve 2000, William “ishte shumë pak i sigurt në aftësitë e tij për të dhënë dhurata” dhe një dhuratë e la të dashurën e tij të atëhershme të hutuar.
Ai tregoi për dhuratën gjatë një interviste në “BBC Radio “Five Live” dhe tha:
“Unë i dhashë gruas sime një palë dylbi një herë. Ajo kurrë nuk më la ta harroj këtë. Kjo ishte në fillim të lidhjes, mendoj se kjo vulosi marrëveshjen”, tha ai me shaka, duke shtuar: “Nuk shkoi mirë. Sinqerisht, nuk e kam idenë pse i kam blerë një palë dylbi. Në atë kohë dukej një ide e mirë”.


