Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në periferi të Tiranës, humb jetën drejtuesi i motomjetit

    Nga “pleqtë” e luksit te talentet e rinj, yjet që pritet të ndezin Botërorin

    Vuçiç: Do të jap dorëheqje brenda disa muajsh, po paketoj librat në presidencë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Prezantimi i Diazit te Bajerni: Jam këtu për të fituar çdo trofe

    July 31, 2025

    Luis Diaz tashmë ësh të zyrtarisht lojtar i Bajernit të Mynihut. Përfaqësuesi kolumbian ka firmosur një kontratë katërvjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Kampionët e Gjermanisë e kanë bërë të ditur këtë përmes një deklarate zyrtare.

    Në deklaratën e klubit, Díaz është shprehur: “Jam shumë i lumtur, ka shumë rëndësi për mua të jem pjesë e Bajernit, është një nga klubet më të mëdha në Botë. Dua ta ndihmoj ekipin tim të ri me stilin tim të lojës dhe personalitetin tim. Qëllimi im është të fitojmë çdo trofe të mundshëm. Si ekip do të punojmë çdo ditë për këtë”. Sipas BILD, tarifa fikse e transferimit për anësorin e ri të majtë është 67.5 milionë euro, me mundësi që të arrijë deri në 75 milionë euro përmes bonuseve të lidhura me performancën.

    Ylli i ri ofensiv pritet të përfitojë rreth 14 milionë euro në vit në Mynih dhe do të mbajë fanellën me numrin 14. Drejtori ekzekutiv i Bajernit, Jan-Kristian Dresen u shpeh: “Me Luis Diaz kemi arritur të sjellim një nga anësorët më të mirë të Premier Ligës. Ai është një lojtar i vërtetë, i cili vjen nga Liverpul dhe ka fituar trofe me çdo klub ku ka luajtur”. Dresen shtoi: “Si ekip, arritëm të realizojmë këtë transferim në mënyrë të synuar dhe jemi të lumtur për një lojtar ndërkombëtar të nivelit të lartë që do t’i japë ekipit tonë shtysë të rëndësishme dhe do të pasurojë edhe Bundesligën.

    Falënderojmë Liverpulin për negociatat korrekte dhe serioze në çdo moment”. Kolumbiani ka mbërritur në Mynih të martën herët në mëngjes pas një fluturimi 14-orësh. BILD e kapi atë në momentin kur zbriste nga fluturimi nga Tokio drejt Bavarisë. Drejtori sportiv Maks Eberl (51):

    “Luis Diaz është një lojtar me përvojë ndërkombëtare, me cilësi të jashtëzakonshme, aftësi të mëdha dhe besueshmëri të lartë. Ai do të ndihmojë ekipin menjëherë. Jemi të lumtur që arritëm ta sjellim te FC Bajern. Transferime të tilla ndodhin kur gjithçka funksionon në harmoni. Tifozët tanë mund të presin me padurim një lojtar të jashtëzakonshëm”. Sipas BILD, përforcimi i ri mund të dalë për herë të parë në fushë me bashkëlojtarët e tij të rinj të mërkurën në orën 14:30, nën drejtimin e trajnerit kampion Vinsent Kompani. Prezentimi zyrtar i 28-vjeçarit është planifikuar për të enjten në mesditë./Radar.al 

    bajerni Luis Diaz Mynih Prezantimi i Diazit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në periferi të Tiranës, humb jetën drejtuesi i motomjetit

    June 10, 2026

    Nga “pleqtë” e luksit te talentet e rinj, yjet që pritet të ndezin Botërorin

    June 10, 2026

    Vuçiç: Do të jap dorëheqje brenda disa muajsh, po paketoj librat në presidencë

    June 10, 2026

    BE urdhëron WhatsApp të rikthejë pa pagesë aksesin për rivalët e inteligjencës artificiale

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.