Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Pretendimet për gj*kosjen e maturantit serb. Policia: Qafa e tij ishte me bojë të kuqe

    May 25, 2025
    Pretendimet për gj*kosjen e maturantit serb. Policia: Qafa e tij ishte me bojë të kuqe

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e premte në Kosovë ku një oficer policie është vënë re duke vrapuar në drejtim të maturantëve serb, në veri të vendit.

    Në lidhje me këtë u pretendua se oficeri ka kapur nga qafa një maturant të cilin e dhunoi. Ndaj në media u raportua se polici në fjalë ka gjakosur maturantin serb.

    Mirëpo ditën e sotme në një konferencë për mediat, Policia e Kosovë ka mohuar akuzat për dhunë si dhe ka bërë me dije se ndaj ofeicerit të përfshirë në këtë incident kanë nisur hetimet.

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se zyrtari policor do të hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe se ai është transferuar në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut nga Mitrovica e Veriut pas incidentit.

    Hoxha tha se Policia e Kosovës ndodhej aty në mbështetje të parakalimit të paralajmëruar të maturantëve, duke shtuar se “disa pjesëmarrës filluan t’i provokojnë qytetarët që kanë qenë ulur në kateteri me thirrjet ‘Kosova është zemra e Serbisë’ dhe duke bërë simbolin me tre gishtërinj”.

    Ai tha se reagimi  u bë me “qëllimin e vetëm që situata të mos përshkallëzohej në mes të nxënësve dhe qytetarëve që kanë qenë në kateteri”.

    Hoxha i hodhi poshtë pretendimet se ishte ushtruar dhunë ndaj maturantit dhe i quajti “propagandë” raportimet se ai ishte gjakosur nga zyrtari policor gjatë incidentit.

    referuar deklaratave të viktimës dhe pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, Hoxha tha se nuk është evidentuar asnjë lëndim fizik, ndërsa shenjat e kuqe në qafën e nxënësit nuk janë të shkaktuara nga ndonjë dhunë.

    “Ngjyra në qafën e maturantit ka qenë e vendosur para, dhe është ngjyrë, nuk është gjak. Bazuar në deklaratën e tij, edhe maturantë tjerë kanë pasur simbole të vendosura paraprakisht, si traditë e maturantëve të asaj pjese”, tha Hoxha.

     

    boje dhune gjakosje hetime maturanti serb Mitrovice
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    April 20, 2026

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    April 20, 2026

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    April 20, 2026

    Murinjo nuk ndryshon kurrë, ja çfarë bën “Special One” pas fitores së Benfikës në derbin e Lisbonës

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.