Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Presidenti Begaj jep lajmin e mirë nga Estonia: Linjë direkte ajrore Talin-Tiranë, më shumë turistë drejt Shqipërisë

    September 5, 2024
    Presidenti Begaj jep lajmin e mirë nga Estonia: Linjë direkte ajrore Talin-Tiranë, më shumë turistë drejt Shqipërisë

    ESTONI– Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ndodhet sot në Estoni në vijim të vizitave shtetërore që ka ndërmarrë në Republikat Baltike. Ai u prit me një ceremoni shtetërore në pallatin presidencial Kadriorg në Talin nga homologu estonez, Sh. T. Z. Alar Karis, me të cilin zhvilloi takimin kokë më kokë dhe më pas atë me praninë e delegacioneve përkatëse.

    Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, finalizimi i procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi për sigurinë kibernetike, Ukraina dhe reagimi kundër agresionit rus, ishin në fokus të bisedës në takimin kokë më kokë mes Presidentëve të dy shteteve.

    Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shprehu besimin se kjo vizitë do të rrisë bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, si: turizmi, energjetika, siguria kibernetike, shërbimet elektronike dhe në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.
    Kreu i Shtetit e konsideroi lajm të mirë vendosjen e linjës së re të përhershme Air Baltik midis Talin dhe Tiranës.
    “Linja direkte shkurton distancën, rrit shkëmbimet ekonomike, turizmin dhe afron më shumë dy popujt”, – vlerësoi Presidenti Begaj.

    Veç mundësive për rritjen e turizmit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, theksoi faktin se mes dy shteteve ka ende hapësira për rritjen e investimeve estoneze në Shqipëri, si në energji, bujqësi, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në atë kibernetike.
    Në takim u vlerësua ndihma estoneze ndaj Shqipërisë përballë pasojave nga sulmi kibernetik i vitit 2022 dhe, në këtë aspekt, Presidenti Begaj theksoi se ky bashkëpunim mund të thellohet përmes akademisë estoneze për trajtimin dhe kualifikimin e të rinjve shqiptarë në fushën kibernetike. Si dy vende në NATO, Shqipëria dhe Estonia janë të përkushtuara të avancojnë agjendën e bashkëpunimit për mbrojtjen kombëtare dhe hapësirën e përbashkët kibernetike.

    Për sa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Presidenti Begaj i shprehu Presidentit Alar Karis mirënjohje për mbështetjen, ndërsa kërkoi që Estonia të jetë më prezente në Shqipëri me ekspertizën e saj për integrimin, si një shtet në pararojë në Bashkimin Evropian për reformën administrative.
    “Shqipëria është pjesë e Evropës, theksoi Presidenti Begaj, duke nënvizuar reformat në të mirë të qytetarëve, të cilat do të mundësojnë finalizimin sa më shpejt të anëtarësimit në Union”, – u shpreh Presidenti Begaj.

    Një tjetër sfidë për vendet e Ballkanit Perëndimor është përballja me influencën ruse pas agresionit në Ukrainë. Presidenti i Shqipërisë i shprehu Presidentit të Estonisë falënderim për mbështetjen ndaj Kosovës në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në strukturat Euroatlantike dhe organizatat ndërkombëtare.

    Në lidhje me Ukrainën, Kreu i Shtetit rikonfirmoi mbështetjen pa kushte të Ukrainës në këtë përballje me agresionin e padrejtë e të pajustifikuar rus, duke e argumentuar këtë qëndrim aktiv me ndjekjen e parimit të respektimit dhe vendosjes së rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla.
    Presidenti Begaj mori përgëzime për këtë rol të Shqipërisë nga homologu estonez Alar Karis, të cilin e njohu me rritjen e mëtejshme të buxhetit në mbrojtje në funksion të ruajtjes së paqes. Në lidhje më këtë çështje dhe objektivat e tjera si aleatë në NATO, Presidenti Begaj bisedoi në një takim të veçantë me Ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, z. Hanno Pevkur.

    Gjatë vizitës në Talin, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, i shoqëruar nga homologu estonez, Alar Karis, zhvilloi një vizitë në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe, ku nderoi të rënët me një buqetë lulesh.

    Bajram Begaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    June 25, 2026

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    June 25, 2026

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    June 25, 2026

    Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të ndjekin fazat e procesit që zhvillohet me tre raunde

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.