Një moment shumë emocionues dhe domethënës për këngëtaren e njohur dhe të dashur Adele, është duke u përhapur me shpejtësi në internet.
Në një video të postuar nga një llogari fansash në X (ish Twitter), Adele të shihet duke performuar këngën e saj “When We Were Young”, teksa dalloi që diva e skenës Celine Dion ishte ulur në publik.
Adele shpërtheu në lot pasi pa Celine Dion në koncertin e saj dhe vrapoi ta përqafonte.
Dy këngëtaret ndanë një përqafim prekës në Teatrin Colosseum në Caesars Palace dhe ky moment emocionues tashmë është bërë viral.
“Ajo është ndër njerëzit e mi të preferuar ndonjëherë”, tha Adele më vonë.


