Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zyrtarizohet sfida në “Air Albania”, FSHF e vendos Kombëtaren përballë ekipit më të diskutuar në Europë

    Zbulohet foleja e prostitucionit dhe e shitjes së drogës, ndalohen 4 kolumbiano-domenikanet, organizatori në kërkim

    Investimet e huaja, rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Prej 4 muajsh në qeli/ Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt nëse do i japë Metës lirinë

    February 16, 2025
    Prej 4 muajsh në qeli/ Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt nëse do i japë Metës lirinë

    Caktohet data për shqyrtimin e rekursit të paraqitur në Gjykatën e Lartë nga Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në qeli prej gati 4 muajsh.

    Pas afro 10 ditësh, më 27 shkurt në Dhomë Këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit, por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.

    Meta që mbahet i arrestuar prej 21 tetorit 2024, kërkon një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

    Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

    Për të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.

    Edhe Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme. Ndaj saj rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre.

    Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt nëse do i japë Metës lirinë Prej 4 muajsh në qeli spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zyrtarizohet sfida në “Air Albania”, FSHF e vendos Kombëtaren përballë ekipit më të diskutuar në Europë

    April 30, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit dhe e shitjes së drogës, ndalohen 4 kolumbiano-domenikanet, organizatori në kërkim

    April 30, 2026

    Investimet e huaja, rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

    April 30, 2026

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.