Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Polonia fut kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

    July 3, 2025

    Opozita në Poloni po ushtron presion mbi qeverinë pro-evropiane për shkak të politikës ndaj migracionit. Me kontrollet në kufi kryeministri Tusk dëshiron të tregojë ashpërsi dhe të qetësojë kundërshtarët e brendshëm.

    Kryeministri polak Donald Tusk e njoftoi futjen e kontrolleve kufitare me një shprehje serioze në fytyrë. “Kemi marrë vendimin për të rivendosur kontrollet e përkohshme në kufirin me Gjermaninë dhe Lituaninë”, tha Tusk në Varshavë. Duke filluar nga 07 korriku 2025, rojet kufitare polake, të përforcuara nga policia dhe ushtarët, do të kontrollojë trafikun e pasagjerëve dhe të makinave në kufijtë me këto vende .

    Tusk: “Durimi polak ka marrë fund”

    “E paralajmërova palën gjermane në mars dhe kam folur për këtë disa herë me kancelarin e ri”, tha Tusk gjatë një takimi të qeverisë të transmetuar drejtpërdrejt. Ai e justifikoi vendimin e tij duke thënë se durimi polak kishte sosur, se masat e njëanshme nga pala gjermane kishin shkaktuar tensione dhe kishin ngjallur një “ndjenjë asimetrie” tek pala polake.

    Tusku është sidomos i shqetësuar për praktikën e re gjermane të dëbimeve në kufi. Qëllimi i kontrolleve kufitare është të “ndalojnë në mënyrë efektive kthimet e pajustifikuara të migrantëve nga Gjermania”.

    Por vendimi i kryeministrit polak, me të cilin kufizohet liria e udhëtimit, një nga arritjet më të rëndësishme të integrimit evropian, motivohet kryesisht nga arsye të brendshme politike.

    Politika e migracionit dominon debatet në Poloni
    Kërcënimi prej migracionit të paligjshëm dhe gjendja në kufirin perëndimor të Polonisëishin çështje të rëndësishme në fushatën zgjedhore presidenciale. Si kandidati konservator i djathtë, Karol Nawrocki edhe konkurrenti i tij nacionalist i djathtë, Slawomir Mentzen, nga partia e ekstremit të djathtë Konfederacja, paralajmëruan ndaj migrantëve që u përkasin “kulturave të huaja”, të cilët ata i barazojnë me kriminelë të dhunshëm, dhe kërkuan mbylljen e kufirit me Gjermaninë.

    Javët e fundit kufiri gjermano-polak është bërë një pikë e nxehtë e debateve politike në Poloni për shkak të politikës së ashpërsuar të migracionit të qeverisë së re gjermanee. Madje aktivisti nacionalist Robert Bakiewicz themeloi një “roje civile” për të mbrojtur kufirin. Kjo forcë vullnetare e vetëshpallur patrullon rajonin kufitar dhe gjuan njerëzit që bien në sy për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre.

    Presidenti i zgjedhur Nawrocki, i cili do të marrë detyrën më 6 gusht 2025, e mbrojti rojen kufitare të vetëshpallur kundrejt kritikave. “Falënderoj mbrojtësit e kufirit, të udhëhequr nga z. Bakiewicz. Ata po përmbushin detyrat e shtetit që qeveria aktuale nuk mund t’i përballojë”, tha Nawrocki për televizionin Polsat.

    Test për Tuskun

    Situata në kufi shihet nga komentatorët në Poloni si një test prove për kryeministrin Tusk. “Nëse qeveria nuk e rimerr kontrollin e kufirit dhe nuk u jep polakëve një ndjenjë sigurie, pasiguria do të kthehet në municion politik për opozitën”, paralajmëron komentatori i gazetës Rzeczpospolita, Jacek Niznikiewicz. Forca vullnetare e vetëshpallur  mund të nisë të veprojë edhe në rrugët e qyteteve dhe mund të shndërrohet në një Ku-Klux-Klan polak.

    Juristi Witold Klaus, nga Akademia Polake e Shkencave (PAN) e kritikon vendimin e Tuskut për kontrollet kufitare. “Shifrat janë të papërfillshme. Qeveria nuk ofron asnjë argument racional për kontrollet kufitare. Kontrollet janë të pabaza”, thotë ai.

    “Tusk nuk dikton çështjet, por ndjek frymën që nxit e djathta”, mendon Adam Traczyk nga organizata jopartiake “More in Common Polska”, e cila merret me hulumtimin e shoqërisë polake./DW

    Donald Tusk Polonia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    May 1, 2026

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    May 1, 2026

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    May 1, 2026

    “19 vjeç u dashurova”/ Rrëfimi i pazakontë e Spartak Ngjelës: Ja pse nuk u bëra baba

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.