Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë për atentatin me 3 viktima që ka ndodhur më 30 tetor në Shkodër.
Bomba e gazetares: Arlind Bushati ishte pjesë e një grupi gjobëvënësish, ja kush më nisi video
Lidhur me denoncimin që kishte bërë në Polici dy javë para atentatit Arlind Bushati, Lala tha se policia nuk kishte marrë asnjë masë.
Humbi luftën për jetën sonte, dalin për herë të parë pamjet e atentatit ndaj Arlind Bushatit (video)
Klodiana Lala: Janë gjetur 3 pistoleta, dhe fakti që ata lëviznin me pistoleta i trembeshin një atentati, nisur dhe nga një detaj, e për fat të keq policia nuk i mori si duhet masat. Mendoj që këtu duhet nisur diskutimi.
Arlind Bushati më 11 tetor iu drejtua Policisë së Shtetit me një kallëzim penal duke pretenduar se ai ishte në rrezik për jetën, persona të paidentifikuar i kishin drejtuar armën dhe kërcënuar teksa ndodhej në lokal.
Askush nuk e vuri ujin në zjarr për këtë cështje.
Mendoj që kanë pasur qëllim ti vrasin të dy. Kjo është një vënie flake e situatës në Shkodër.
Ndezja e Shkodrës e më pas një seri atentatesh makabre dhe vrasje dhe njerëzve të pafajshme ishin në 2018.
Kur objektiv ishte Lulzim Kulla, dhëndri i familjes Lici, kishte dhe 7 të tjerë të plagosur. Në atë kohë u zbulua se vënësit e më shumë se 1 kg tritol ishin 3 djem nga Elbasani por asnjë herë porositësit. Këtu nisi përplasja mes Licajve që kanë mbajtur nën kontroll Kirasin e Bajrave që mbanin nën kontroll Dobracin.
Në atë kohë Bajrajt shkuan në shtëpinë e Mustafa Licit që ishte dhe këshilltar bashkiak e kryetar i një partie të vogël në koalicion me PD, e iu përgjigjën sipas zakonit.
Behar Bajri që sot është i arrestuar preu flokë të një djali të familjes Lici e pak ditë më pas ai vrau Fatbardh Licin, vëllain e Mustafa Licit. Nga ajo ngjarje janë numëruar vetëm viktima.
Policia duhet ta kishte marrë në mbrojtje. Si është e mundur që s’ka pasur asnjë kontroll, kur Hamza Licvi dhe Arlidni lëviznin me automjet me targa ë huaja me 3 pistoleta e askush nuk i ka ndaluar ti kontrollojë.
Askush s’ka shkuar të trokasë në derën e Arlind Bushatit që kallëzoi se ishte në rrezik për jetën?
Në fund policia numëron viktimat, gjen gëzhoja dhe kujt i duhet kontrolli në Dobraç dhe shoqërimi i 5 Bajrave që kanë mbetur aty që e kanë një alibi që thonë ne jemi këtu se jemi me kamera ndërkohë që ka vrasës me pagesë që mund të përdoren nga gjithëkush për të vrarë gjithëkënd në këtë vend?


