Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Napoli, ku inspektori i policisë Ciro Luongo, 58 vjeç, u qëllua me thikë në zemër dhe humbi jetën nga djali i bashkëshortes së tij, 21-vjeçari Roberto Marchese. Konflikti kishte rrjedhur prej kohësh, por atë mbrëmje të hënë një papagall i arratisur shkaktoi grindjen që përfundoi në vrasje.
Sipas hetimeve, motivi i tragjedisë u zbardh edhe nga dëshmia e djalit të viktimës dhe bashkëshortes së tij. Ngjarja nisi kur 21-vjeçari la të arratiset papagallin, pa siguruar që dera e ballkonit në dhomën e gjumit të ishte e mbyllur. Kur njerku e kuptoi këtë, nisi një grindje që degjeneroi në shkëmbim fjalësh dhe ofendimesh, deri sa djaloshi goditi të atin e ligjshëm me një thikë 30 cm, që dyshohet se e kishte marrë nga kuzhina.
Pas vrasjes, Marchese u arratis, por më pas u lokalizua dhe u arrestua pas një interogatori të gjatë në komisariatin e Napolit, nën drejtimin e prokurorit të Napolit Veriore, Cesare Sirignano.


