Brenda një periudhe të shkurtër kohore, jeta profesionale e arbitrit anglez David Coote ka pësuar një tronditje profesionale e cila mundet të mbetet e pariparueshme.
Pasi u pezullua nga PGMOL (Professional Game Match Officials Limited), institucion përgjegjës për arbitrimin anglez, pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej teksa ofendonte Jurgen Kloppin dhe Liverpoolin, gjyqtari 42-vjeçar u përfshi në një polemikë të re.
“The Sun” së fundmi publikoi një video të re, që mendohet se është filmuar një ditë pasi ishte në sistemin VAR në ndeshjen Spanjë-Gjermani në Euro 2024, në të cilën Coote shfaqet duke thithur një pluhur të bardhë, që nuk është identifikuar.


