Bursat u tronditën pas debatit që zhvilloi Kamala Harris me ish-Presidentin Donald Trump, duke bërë që indekset kryesore të aksioneve të bien.
Investitorët duket se rivlerësuan rreziqet që Kamala Harris mund të fitonte garën presidenciale.
Dow Jones Industrial Average ra me më shumë se 550 pikë, ose 1.4 për qind. S&P 500 ra me 1.1 përqind dhe Nasdaq Composite ra me 0.70 përqind.
Harris ka thënë se do të kërkonte të rriste një gamë të gjerë taksash, duke përfshirë taksat mbi fitimet e korporatave, fitimet e parealizuara kapitale dhe të ardhurat e amerikanëve më të pasur. Shumë investitorë dhe analistë të Wall Street mendojnë se këto taksa do të rëndojnë rëndë aksionet.


