Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Po mbronte të vëllanë, zbulohet dinamika e vra*jes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

    October 20, 2025

    Një natë argëtimi në Perugia përfundoi në tragjedi për 23-vjeçarin shqiptar Hekuran Cumani, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një përleshjeje mes të rinjsh në parkingun pranë Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike.

    Sipas hetimeve paraprake, Hekurani është sulmues për të mbrojtur të vëllanë gjatë një konflikti të dhunshëm që shpërtheu pas daljes nga një klub nate. Ai u qëllua në gjoks dhe ra në tokë i plagosur rëndë, ndërsa mjekët e urgjencës që mbërritën menjëherë nuk mundën ta shpëtonin.

    Vëllai i Hekuranit, i cili mbeti i plagosur në incident, ka deklaruar se nuk e pa kush e qëlloi vëllain e tij, ndërsa dëshmitarët e tjerë kanë dhënë versione të paqarta e kontradiktore, çka ka bërë që hetuesit të dyshojnë për një “mur heshtjeje” mes të pranishmëve.

    Përleshja, sipas policisë, ndodhi pas një nate në klubin “100dieci”, ku dy grupe të rinjsh – shumica të gjeneratës së dytë italiane me origjinë të huaj – u konfliktuan për arsye ende të paqarta.

    Deri tani, disa persona janë vënë nën hetim, përfshirë një 18-vjeçar me origjinë marokene, që akuzohet për kërcënime të rënda dhe mbajtje të armës së ftohtë. Thika me të cilën dyshohet se u krye krimi, sipas policisë, u soll në vendngjarje nga e dashura e tij, e cila ndodhet gjithashtu nën hetim. Një tjetër 19-vjeçar me origjinë tuniziane përballet me të njëjtat akuza.

    Në dosje figuron edhe një roje sigurie e klubit, që dyshohet se plagosi aksidentalisht vëllain e viktimës teksa përpiqej të ndante sherrin. Ai ka pohuar para hetuesve se kishte çarmatosur një nga të rinjtë që mbante thikë dhe se arma më pas ishte hedhur në një makinë që u largua me shpejtësi.

    Policia ka sekuestruar telefonat e të dyshuarve dhe po analizon mesazhet dhe thirrjet e tyre për të rindërtuar kronologjinë e ngjarjes, pasi kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë arritur të japin pamje të qarta.

    Hetuesit pranojnë se ende nuk kanë identifikuar autorin e vrasjes, ndërsa vijon puna për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes që i mori jetën 23-vjeçarit shqiptar, i përshkruar nga të afërmit si “një djalë i qetë, me zemër të madhe dhe larg problemeve”.

    23-vjeçari Hekuran Cumani itali vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    June 7, 2026

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    June 7, 2026

    Elbasani i jep lamtumirën e fundit Fatjon Bunjakut, homazhe prekëse për futbollistin

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.