SHBA– Aktorja e njohur Rebel Wilson dhe gruaja e saj, Ramona Agruma janë në pritje të fëmijës së dytë.
Ajo ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku tregoi se është shtatzënë me një vajzë. Në postim Ramona përfshiu foto të tyre së bashku ku putheshin e përqafoheshin, më pas një foto të vajzës së parë, Royce Lillian, kur ishte e sapolindur.
Në serinë e fotove shihet edhe testi i shtatzënisë i Agruma dhe barku i saj i rrumbullakosur.
“Nga kjo te… bebi nr. 2 është rrugës. Lajmi më i lumtur në familjen tonë, së shpejti do të jemi katër!”– shkruhet krah postimit. Në nëntor të vitit 2022, Wilson dha lajmin ne rrjetin social Instagram se vajza e tyre e madhe kishte ardhur në jetë.
“Më se krenare të njoftoj lindjen e fëmijës tim të parë, Royce Lillian, që lindi këtë javë përmes një nëne zëvendësuese. Nuk mundem as ta përshkruaj dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur!”- shkroi aktorja krah fotos së vajzës. Kujtojme se ajo vuan nga problemet me fertilitetin. Më tej, aktorja shprehu mirënjohjen ndaj kujtdo që ishte pjesë e këtij rrugëtimi dhe falënderoi nënën zëvendësuese “që e mbajti dhe lindi me mirësi e kujdes.”./PEOPLE/Radar.al


