Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    P Diddy në izolim pas përleshjes me një të burgosur, stafi i burgut shmangu përshkallëzimin e situatës

    Thellohet tragjedia në Fier, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e autorit, shkon në tre numri i viktimave

    Rama publikon analizën me inteligjencë artificiale për “Paketën e Maleve”: Ligji synon banorët e zonave malore, jo oligarkët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Pl*mb në kokë”/ Pasi mbrojti gjuhën shqipe zv.kryeministri shantazhohet në e-mail

    November 11, 2024
    "Pl*mb në kokë"/ Pasi mbrojti gjuhën shqipe zv.kryeministri shantazhohet në e-mail

    Arben Fetai, zv.kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut në një lidhje direkte për Euronews Albania na zbuloi më shumë rreth një kërcënimi të bërë disa ditë më pare ndaj tij.

    Zëvendëskryeministri u shpreh se në adresën zyrtare të e-mailit të tij një person i paidentifikuar i kishte shkruar se do të kujdesej që Fetai “të merrte një plumb në kokë”.

    Sipas Fetait ky kërcënim ka të bëjë me një deklaratë të tij se do të adresojë çështjen e definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit.

    “Të mërkurën e kaluar unë dhashë një deklaratë. U pyeta nga gazetarët për çështjen kushtetuese si dhe me çështjen e definimit të gjuhës shqipe e cila sot e kësaj dite rezulton të jetë gjuha që flitet më së paku 20% e popullatës dhe që është e ndryshme nga Maqedonishtja. Ne jemi zotuar se në rastin e parë do bëjmë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, në kuadër të procesit tonë integrues. Unë thashë se do adresojmë edhe çështjen e definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit. Ka mjaftuar kjo deklaratë që po të njëjtën ditë në e-mailin tim zyrtar të vijë një e-mail kërcënues ku autori, kërcënuesi, në mënyrë ashiqare thotë se do kujdeset që unë të marr një plumb në kokë. Ai bën cilësime të tjera ku thotë se 20% nuk do hiqet asnjëherë nga Kushtetuta. Më pas vazhdon me ato thirrjet tribale që i kemi parë për dy dekada me radhë e ndoshta e më tepër të llojit, “Shqiptari i mirë, është shqiptar i vdekur”. Këto thirrje janë bërë vazhdimisht në Maqedoninë e veriut në publik”,-tha ai.

    Zëvendëskryeministri shtoi se rastin e ka paraqitur në organet kompetente, ndërsa nënvizion se shpreson që autori të gjendet sa më shpejt e të marr dënimin e merituar.
    Fakti që një Kryeministër kërcënohet tregon se sa e lehtë është që njerëz të thjesht të preken po ashtu nga kërcënime të tilla raciste dhe anti-shqiptare.

    “Këtë rast unë e paraqita menjëherë në organet e rendit. Më mori në telefon menjëherë ministri i brendshëm dhe ka filluar procedura në kuadër të drejtorisë për krim kibernetik në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet janë duke bërë punën e tyre që kërcënuesi të identifikohet. unë dua që të shikojmë këtu një dënim shembullor. Me ligjet tona këto kërcënime me jetë, gjuha e urrejtjes si kjo, dënohen me burg në periudhë nga 6 muaj deri në 5 vite”,-tha Fetai.

    Arben Fetai shantazh zv.kryeministri ne Maqedonin e Veriut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    P Diddy në izolim pas përleshjes me një të burgosur, stafi i burgut shmangu përshkallëzimin e situatës

    July 24, 2026

    Thellohet tragjedia në Fier, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e autorit, shkon në tre numri i viktimave

    July 24, 2026

    Rama publikon analizën me inteligjencë artificiale për “Paketën e Maleve”: Ligji synon banorët e zonave malore, jo oligarkët

    July 24, 2026

    Paralajmërimi i Trump për Rusinë dhe Kinën: Mbështetja ndaj Iranit do të ketë pasoja

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.