Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    Shpërthim me tritol në Laç

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Plas” keq në studio/ “Mos më ndërprit se s’do kem mëshirë”/ Dudushi-Lelës: Pse ma thua? S’ke turp?

    January 31, 2025

    TIRANË-Mbrëmjen e së enjtes në emisionin“Top Story” u diskutua tema mbi pezullimin e fondeve dhe granteve nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    Alfred Lela, drejtori për mediat i PD, u përfshi në një debat me gazetarin Alban Dudushin, ndërsa nuk kanë munguar as ngritjet e toneve.

    Lela i tha Dudushit që të mos e ndërpriste sepse s’do të kishte mëshirë.

    DEBATI DUDUSHI-LELA: 

    Dudushi: SPAK u veçua nga institucionet e tjera. Kjo ka një backgraund që vjen që pasi Trump fitoi zgjedhjet. Ne kemi parë fuqinë e SPAK me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së. Duhet parë se cila është qasja e Trump sot ndaj punëve të botës. Ne s’mund të bëjmë parashikime, por duhet analizojmë nëse ka premisa që të ndryshojë qasja në Shqipëri. Ai thotë ‘unë punoj me ata që bëjnë biznes’. Nëse ky biznes ndahet nga interesi amerikan, atëherë kemi një problem të madh. Për ta bërë në mënyrë të thjeshtëzuar, ai mund të thotë ‘s’më intereson nëse është i korruptuar apo jo, rëndësi ka nëse do bëjë biznes apo jo’.

    Lela: Tani duhet të kemi parasysh çfarë ka parasysh Trump. Trump s’na ka parasysh. Ai ka parasysh publikun e vetë, ata që i kanë votuar. Amerikani i mesëm kujdest më shumë për kamionçinën e tij, që ta ketë sa më të madhe, të jetë nafta dhe benzina e lirë. Mallrat të jenë ‘made in America’. Votuesit e Trump, edhe makinat i ngasin amerikane, nuk i kanë europiane. Trump u ka një borxh të madh. Të fitosh me popullin kundër medias, pasurisë, elitës, sigurisht që do u ndihesh… imagjinarja e deritanishme e së majtës ka rënë edhe për të majtën.

    Dudushi: Kjo është e…

    Lela: Të lutem të mbaroj. Mos më ndërprit. Se nuk e di çfarë dua të them

    Dudushi: E the

    Lela: Po jo pra, nuk e thashë o Dudush. Nuk të ndërpreva. Mund ta ruajmë këtë? Ose nëse nuk e ruajmë, i futemi njëri-tjetrit dhe… po nuk do kem mëshirë pastaj. S’do të lë të flasësh domethënë.

    Dudushi: Kush po të kërkon mëshirë.

    Lela: Po tani ti po më ndërpret.

    Dudushi: Për çfarë po e thua këtë mëshirë?

    Lela: Mirë pra vazhdo thuaje çfarë doje të thoje./Radar.al 

    Trump pezulloi fondet/ Ish-ministri i Drejtësisë zbulon shtetin që jep më shumë para për Drejtësinë: S’është SHBA

    Trump pezulloi fondet/ Karamuço: Shumë shpejtë do të ketë arrestime! Bashkëpunimi vazhdon

    Vendimi i Trump për të ndal fondet/ Gazetarja: Pezullimi do të jetë 90 ditor, s’është targetuar vetëm 1 vend

    Alban Dudushi Alfred Lela “Top Story”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    June 4, 2026

    Shpërthim me tritol në Laç

    June 4, 2026

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    June 4, 2026

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.