TIRANË- Në një kohë që kanë kaluar katër ditë nga 11 Maji, ku shqiptarët ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur Parlamentin e Ri, një incident është rregjistruar në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku është goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Bazuar në të dhënat paraprake një prej vëzhguesve, Ornaldo Rakipi, ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
Incidenti ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave./Radar.al


