Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Do dërgoheshin në Itali/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

    Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

    Studimet/ A migron botoxi në tru?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Plani/ Ndërtimi i rrugëve nga Kroacia deri në kufi me Shqipërinë

    March 4, 2025
    Plani/ Ndërtimi i rrugëve nga Kroacia deri në kufi me Shqipërinë

    TIRANË– Shteti kroat ka njoftuar më herët planet për të vazhduar ndërtimin e autostradës nga Spliti në Dubrovnik, plane të cilat janë të njohura për Podgoricën zyrtare.

    Megjithatë deri më tani nuk është rënë ende dakord për pikën e kontaktit.

    Pasi u njoftua se Kroacia do të ndërtojë autostradën nga Spliti në Dubrovnik, lind pyetja: A do të lidhet kjo rrugë me të ashtuquajturin Korridori Adriatiko-Jonian në vendet fqinje.

    Pra kjo çështje është shumë me rëndësi edhe për Malin e Zi.

    Në Podgoricë flitet se janë informuar për idenë e Zagrebit, por nuk zbulojnë se ku do të jetë pika e lidhjes së autostradës kroate me Malin e Zi, që është me rëndësi edhe për të gjithë ata që udhëtojnë nga Perëndimi për në vendet e tjera. Mali i Zi po përgatitet të ndërtojë pjesën e dytë të autostradës Bar-Boljare, përgjatë bregdetit malazez si dhe një autostradë për në Shqipëri.

    Pavarësisht se Podgorica zyrtare është njoftuar me planet e Kroacisë për të vazhduar ndërtimin e autostradës nga Spliti në Dubrovnik, akoma nuk dihet ku do të lidhet kjo rrugë me ato në Malin e Zi.

    “Aktivitetet janë duke u zhvilluar për të harmonizuar pikën ndërlidhëse me Kroacinë. Ne po përgatisim një projekt për një rrugë me shpejtësi të madhe kalimi përmes Gjirit të Kotorrit, e cila do të ndërlidhet me Kroacinë.”-ka njoftuar kompania shtetërore malazeze Monteput, duke shtuar se po përgatisin edhe dokumentacionin për një autostradë deri në kufirin me Shqipërinë. Pikat ndërlidhëse të autostradës do të koordinohen me Zagrebin dhe Tiranën./Radar.al

    kroacia Mali i Zi podgorica Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Do dërgoheshin në Itali/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

    June 17, 2026

    Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

    June 17, 2026

    Studimet/ A migron botoxi në tru?

    June 17, 2026

    Rama-protestuesve: Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.