Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Plagosja e Lorenc Kostës nga efektivi, pedagogia: Si nuk ngopen njerëzit as me 6 plumba?

    September 4, 2024
    Lorenc Kosta i plagosur. 19 Gusht 2024.

    Një atentat ndodhi në zonën e “Komunës së Parisit” disa ditë më parë ku efektivi i policisë Erjon Goxhara plagosi me 6 plumba 45-vjeçarin Lorenc Kosta, me dyshimin se kishte lidhje me gruan e tij.

    Pas plagosjes, efektivi e filmoi 45-vjeçarin e shtrirë në tokë dhe të mbuluar nga gjaku. Kjo video qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale, ku dhe pati një ndikim të madh për opinion publik.

    Gjatë fjalës së saj pedagogia Iris Luarasi u shpreh se pjesa më shqetësuese ishte publikimi i videos dhe komentet që kërkonin vrasjen e personit.

    Iris Luarasi: Ti e zgjidh me gruan tënde. Je i aftë që ta kalosh emocionalisht këtë gjë dhe çifti të kalojë rrugën në rregull, nëse nuk je i aftë ka divorce, gjykata, ka mënyra për ta çuar drejtësinë në vend sepse patjetër që një njeri që tradhtohet ndjehet i lënduar. Nuk po përpiqem që të relativizoj aktin e tradhtisë.

    Rudina Magjistari: Nuk mund ta barazosh.

    Iris Luarasi: Nuk mund të barazohet tradhtia, por nga ana tjetër me agresivitetin apo me marrjen e jetës të tjetrit, kjo është vetëgjyqësia që i bëjmë edhe vetes. Ndërkohë që ai mund të jetë bërë pishman, problemi është kujt i vlen të penduarit e këtij njeriu ndërkohë që ka shkatërruar dy familje.

    Është folur për dy fëmijët e rritur të atij që ishte dhunues, po ndërkohë kemi dy fëmijë të tjerë që janë të mitur, një vajze 15-vjeçe dhe një fëmijë tjetër i vogël dhe bashkëshortja për më tepër që janë totalisht njerëz të pafajshëm në këtë histori dhe vuajnë çdo ditë të jetës së tyre këtë krim makabër që ka ndodhur.

    Sigurisht që të gjihë fëmijët e tjerë të klasës e kanë parë në celularët e tyre atë video të tmerrshme. Nuk e kuptoj se çfarë të mire apo se çfarë dobie i sjell publikut në momentin kur ti tregon një njeri që është plagosur me 6 plumba që përpiqet të kapë telefonin dhe një njeri tjetër mbi kokë që e shan, mallkon dhe e kërcënon.

    Çfarë dobie është kjo për publikun shqiptar nga përmbajtja mediatike?! Kjo është një lloj dhune që sjell dhunë dhe që patjetër solli dhunë. Sepse në momentin kur t’i shikoje në të gjitha rrjetet e shumta sociale, shumica e njerëzve thonin ‘si nuk i vrave të dy’.

    Rudina Magjistari: Ky është opinioni që ndërtohet.

    Iris Luarasi: Nuk u ngopën me 6 plumba, por donin që t’i shikonin të dy këta njerëz të vdekur.

    Rudina Magjistari: Pjesa më e rëndë në këtë histori është kjo.

    Iris Luarasi: Domethënë ne përveçse bëhemi palë me ata që janë agresorë, ndihmojmë që ta riviktimizojmë akoma më tepër familjen e viktimës, sepse kjo është patjetër riviktimizimi i dyfishtë që ne i bëjmë për të mos thënë për atë që ndodh në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj përse njerëzit janë bërë kaq agresivë dhe nuk ngopen as me një njeri që ka marrë 6 plumba./tvklan

    Erjon Goxhara Lorenc Kosta plagosja per tradhti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    June 25, 2026

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    June 25, 2026

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    June 25, 2026

    Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të ndjekin fazat e procesit që zhvillohet me tre raunde

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.