Në një lidhje telefonike për emisionin “ Me Zemër të Hapur” me autoren Evis Ahmeti në News24, babai i 15-vjeçarit, që u plagos ditën e diel në një piceri në zonën e “Ali Demit” nga kolegu i tij, ka komentuar në lidhje me situatën.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë babai i 15-vjeçarit u shpreh se djali është plagosur me plumb në qafë dhe se autori e mbante armën përherë me vete.
Ndërsa shton më tej se djali i tij nuk ka patur konflikte me njeri dhe ngjarja ka ndodhur papritmas. Autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar direkt të miturin.
Babai i të plagosurit pretendon gjithashtu se djali i tij është qëlluar me plumb pistolete dhe jo stilolpasi, ndryshe nga seç u pretendua.
Kujtojmë se shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë vënë në pranga autorin 21-vjeçar Aldo Neziri, i cili akuzohet nga policia për plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Në pranga gjithashtu është vënë dhe pronarin e lokalit Leonardo Mejdani si dhe 3 punonjësit e picerisë për moskallëzim krimi dhe pengim të drejtësisë, Ferit Basha, Andi Hyka, Keivin Bala.
Ata dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë.
“Gjendja e tij shëndetësore është pak më e mirë. Isha në punë në orën 5:30 dhe më mori kushëriri në telefon dhe më tha djali është dëmtuar pak tek qafa. Atë e kishin marrë në telefon grupi i gatshëm i urgjencës. Shkoj në spital urgjent e ç’të shihja. Ishte gjithçka një befasi. Djali i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr plumbin që kishte në qafë. Kanë dashur të fshehin ngjarjen pasi kanë fshirë me facoleta gjurmët e gjakut. Më pas kanë shqyer pjesën e kamerave që filmojnë. Plumbi është plumb pistolete nuk është plumb stilolapsi. Djali kishte 1 muaj që punonte si kamerier dhe banakier në këtë piceri. Shkonte në shkollë dhe pasdite punonte aty. Kishte dëshirë të punonte, që të mos rrinte kot gjatë kohës së lirë”, tha ai.


