Një 37-vjeçar është paraqitur i plagosur këtë pasdite në spitalin e Vlorës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Skerdi Mehmetaj, banues në Selenicë, ka marrë një plagë në këmbë nga arma e zjarrit, në rrethana ende të paqarta.
I riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.


