Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    BE gjobit Google me 890 milionë euro, favorizoi shërbimet e veta dixhitale ndaj konkurrentëve

    Punimet në rrugën “Adria” në Durrës, Rama: Ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane

    Dogjën mbeturinat në ara, flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesat, një i arrestuar në Fier

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Plagë e madhe në shpirt e trup”/ Mira Kazhani zbulon se u diagnostikua me kancerin e gjirit

    September 18, 2025

    TIRANË– Gazetarja e njohur shqiptare, Mira Kazhani ka zbuluar për herë të parë me ndjekësit e saj një prej rrëfimeve më të vështira dhe më të ndjeshme të jetës.

    Përmes podcastit të saj, ajo ka rrëfyer se prej një viti është duke luftuar me kancerin e gjirit. Me lot dhe emocione, Kazhani tha se diagnoza i erdhi si një goditje e papritur më 2 nëntor 2024, duke e përshkruar atë ditë si “dimrin e jetës” së saj.

    “U diagnostikova me kancer në gji dhe që prej asaj dite gjithçka ndryshoi përgjithmonë. Në podcaste keni parë vetëm gjysmën time, ndërsa pjesa tjetër zhvillohej në një betejë të gjatë me sëmundjen. Në atë kohë zgjodha të hesht, të përqëndrohem te shërimi im dhe të mos bëhem lajm në rrjet. Sot, ndihem mirënjohëse ndaj kolegëve të mi që e mësuan situatën time e që nuk e shpërndanë lajm, duke më sjellë qetësi mua e që nuk sollën shqetësim tek prindërit e mi që nuk e dinin se çfarë po kalonte fëmija i tyre, tani e dinë se çfarë kisha.”- shprehet gazetarja.

    Gazetarja rrëfeu se e ka gjetur forcën duke dëgjuar histori të grave të tjera që kanë kaluar nëpër të njëjtin kalvar spitalesh, ndërsa theksoi se pavarësisht se kanceri i saj u zbulua herët, sëmundja mbetet një makth i rëndë për çdo grua.

    “Nuk ka kancer të lehtë, është makth. Edhe kur diagnostikohet në fazat e para, është një plagë e madhe në shpirt e trup.”-u shpreh ajo.

    Gjithashtu në librin e saj “Një ditë tjetër”, Kazhani ka dokumentuar detajet e kësaj periudhe të vështirë, duke ndarë jo vetëm dhimbjen dhe frikën, por edhe shpresën dhe guximin që e kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit.

    “Gjithmonë kam besuar tek rrëfimi. Ky është podcasti më i vështirë i jetës sime, ndaj për të më bërë pyetje sot kam ulur përballë një shoqe jete.”– shtoi ajo./Radar.al

     

    anjeza maja Gazetarja Mira Kazhani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    BE gjobit Google me 890 milionë euro, favorizoi shërbimet e veta dixhitale ndaj konkurrentëve

    July 23, 2026

    Punimet në rrugën “Adria” në Durrës, Rama: Ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane

    July 23, 2026

    Dogjën mbeturinat në ara, flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesat, një i arrestuar në Fier

    July 23, 2026

    Dronë, radarë dhe makina inteligjente “skanojnë” Beratin, qindra gjoba për shkelje rrugore, 4 drejtues në ndjekje penale

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.