Kryebashkiaku aktual i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka dhënë një mesazh të fortë politik teksa ka hedhur kandidaturën për garën e radhës, duke reaguar ndaj akuzave dhe sulmeve të kundërshtarëve.
Në reagimin e tij, Ndreu u shpreh se ka njerëz që “shpifjen e kanë kthyer në profesion” dhe baltën e përdorin si mjet politik, por sipas tij këto sulme nuk e ndalin, nuk e frikësojnë dhe as nuk e dekurajojnë. Përkundrazi, ai theksoi se sulmet vetëm sa e motivojnë edhe më shumë për të vijuar përpara.
Sipas tij, prania e kritikëve dhe kundërshtarëve është prova më e qartë se puna e bërë në Lezhë ka prekur aty ku duhet dhe se rezultatet po ndihen. Mesazhi i Ndreut ishte i drejtpërdrejtë: “Ata me shpifje, ne me punë. Ata me baltë, ne me rezultate”.
Në fund, ai la të kuptohet se përballja e ardhshme elektorale do të jetë momenti kur qytetarët do të japin verdiktin e tyre, duke paralajmëruar se kundërshtarët do të përballen me “faturën e çoroditjes” në garën që po afron.
Postimi i Plotë:
Ka nga ata që shpifjen e kanë profesion.
Baltën e hedhin si mjet politike, por mua as më ndalin, as më frikësojnë, as më dekurajojnë. Përkundrazi, më motivojnë edhe më shumë. 🤪
Madje, më duhet të bashkëjetoj me ta, sepse janë prova më e mirë se puna jonë po dhemb aty ku duhet.👌
Ata me shpifje, ne me punë.
Ata me baltë, ne me rezultate. 🔥
Shihemi shumë shpejt në garën e radhës, aty ku do të merrni faturën e çoroditjes.😅


