Një incident u shënua më 19 dhjetor në Aeroportin Ndërkombëtar Benito Juarez në Meksikë, kur piloti i një fluturimi me destinacion Cancun refuzoi të ngrihej në ajër, duke protestuar për detyrimet financiare të papaguara nga kompania ajrore.
Sipas mediave lokale, piloti u ka komunikuar pasagjerëve se fluturimi nuk do të nisej derisa t’i shlyheshin pagesat e prapambetura. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shprehet se nuk ka marrë pagën dhe shpenzimet e udhëtimit prej rreth pesë muajsh.
Duke kërkuar ndjesë për situatën e krijuar, piloti theksoi se është baba i tre fëmijëve dhe se gjatë karrierës së tij nuk ka dështuar asnjëherë të realizojë një fluturim.
Autoritetet e Aeroportit Benito Juarez njoftuan në rrjetin social X se autoritetet e aviacionit civil kanë nisur hetimet për incidentin, i cili ndodhi rreth orës 15:00 sipas orës lokale. Sipas raportimeve të mediave meksikane, piloti u arrestua dhe pasagjerët u evakuuan nga avioni.
Agjencia AFP bëri të ditur se nuk ka arritur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur të gjitha detajet e ngjarjes.
A captain from the Mexican airline MagniCharters kept today's flight grounded at the Aeropuerto Internacional Benito Juárez CDMX due to the airline's 5-month debt for per diem allowances.
In the video, the pilot, who had a scheduled flight to Cancún, is seen explaining that the… pic.twitter.com/oPDUHmBtWs
— FL360aero (@fl360aero) December 20, 2025


