Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Konflikti në Durrës ku u përfshi i kërkuari nga SPAK, AMP sekuestron armën e efektivit të policisë

    Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të ndriçojë qiellin e Evropës dhe Atlantikut të Veriut

    Lushnjë, plagosi kushëririn me thikë pas një konflikti, arrestohet 60-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pezullimi i vizave/ 75 kongresmenë i shkruajnë Rubios: Vendim skandaloz dhe diskriminues

    February 4, 2026

    75 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, duke kërkuar tërheqjen e vendimit për pezullimin e vizave të emigracionit për 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria. Në letrën e tyre, ligjvënësit shprehin shqetësim të thellë dhe e cilësojnë këtë masë si skandaloze dhe diskriminuese, duke theksuar se ajo prek gati 40 për qind të vendeve të botës dhe rrezikon të ndikojë pothuajse gjysmën e emigrantëve të ligjshëm.

    Sipas kongresmenëve, pezullimi i vizave prek drejtpërdrejt të afërmit e shtetasve amerikanë, vizat familjare dhe ato të sponsorizuara nga punëdhënësit, programin e diversitetit, punonjësit fetarë si edhe rezidentët që kthehen në Shtetet e Bashkuara. Ata nënvizojnë se një ndryshim kaq i thellë politikash, i cili prek qindra mijëra persona çdo vit, u njoftua pa transparencë dhe pa sqarime të mjaftueshme nga administrata.

    Në letër thuhet se vendet e prekura kanë përfaqësuar një numër shumë të lartë vizash emigracioni gjatë viteve të fundit dhe se një pezullim i pacaktuar do të çonte në refuzimin e rreth 40 deri në 45 për qind të të gjitha vizave të emigracionit gjatë vitit të ardhshëm. Kongresmenët paralajmërojnë se kjo politikë do të ketë pasoja serioze sociale dhe ekonomike, duke ndarë familje, duke penguar ribashkimin familjar, duke ngadalësuar rritjen e bizneseve të vogla dhe duke dëmtuar komunitetet fetare.

    Ligjvënësit theksojnë se distriktet që ata përfaqësojnë përfshijnë qytetarë nga të gjitha vendet e listuara dhe se vendimi do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te zgjedhësit amerikanë. Sipas tyre, politika është e vjetëruar dhe e prapambetur, duke shkaktuar shumë më tepër dëme sesa përfitime.

    Kongresmenët i kanë vendosur administratës afat deri më 20 shkurt për të dhënë përgjigje mbi bazën ligjore të këtij vendimi, provat që mbështesin pretendimet për abuzim të sistemit të emigracionit, arsyet pse nuk mjaftojnë vlerësimet individuale të aplikantëve, si dhe nëse është kryer një analizë kosto-përfitim për këtë politikë. Ata kërkojnë gjithashtu sqarime se kur pritet të përfundojë rishikimi i plotë i politikave të emigracionit dhe nëse do të ketë përjashtime të reja.

    Lista e vendeve të prekura përfshin 75 shtete nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, mes tyre Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, duke e shndërruar këtë vendim në një nga masat më të gjera kufizuese të emigracionit të viteve të fundit.

    kongresmene leter Rubio vizat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Konflikti në Durrës ku u përfshi i kërkuari nga SPAK, AMP sekuestron armën e efektivit të policisë

    July 25, 2026

    Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të ndriçojë qiellin e Evropës dhe Atlantikut të Veriut

    July 25, 2026

    Lushnjë, plagosi kushëririn me thikë pas një konflikti, arrestohet 60-vjeçari

    July 25, 2026

    Greva në palën greke, pezullohet për 4 orë lëvizja në Doganën e Kakavijës

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.